Ish-kryeministri Berisha: Banda e tritolit është banda e qeverisë

berIsh -kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe policinë se mbron dhe informon personat e përfshirë në bandën e  “tritolit”. Në një postim në “facebook” ai shkruante dje se të gjithë ndërmjetësit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre.  “Të dashur miq, Vlora dhe Fieri gumëzhijnë këto ditë në çdo kafene, restorant, kazino, biliardo, në çdo tryezë dhe sofër se banda e tritolit është banda e qeverisë dhe këtë nuk e luan as topi dhe kjo jo vetëm se banda erdhi se bashku me tritolin e qeverisë por sepse faktet flasin sa vijon:  -Ndriçim Gjokona, ish komisioner i PS, në zgjedhjet e fundit tradhëtoi për të shpëtuar kokën, por me qëllim që të eleminohej sipas ligjit të mafies atij nuk iu pranua dëshmia dhe nuk iu dha mbrojtje nga Policia e Partisë për 7 ditë me rradhë. Pra u la i lirë në mëshirë të fatit, me falni në meshirë të vrasësit!  Porositësi Mitro ishte kumbari i Bashkisë, porositësi Karçini ishte kumbari i qeverisë, porositësit e tjerë i shpëtoi duke i njoftuar Policia e Partisë e avokati i Karçinit u caktua nga kryekreu prokurori i Partisë që të informoj Partinë por dhe të mbroje klientin e tij”, deklaroi Berisha. Më tej, ish-kreu i qeverisë theksoi se të gjithë ndërmjetesit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre. “Mehillajt morën arratinë. Mitrua, që kishte kryer detyrë partie, nuk besoi në fillim dhe vonoi arratinë ndaj dhe padashje u ndalua ne Rinas.  Besnik Dervishi i qeverisë akuzoi për tritolin në të ndenjura e tij Gjikën e Bashkisë. Gjika me gjuhë të koduar nga vet kryekreu iu përgjigj me thirrje kërcenuese në konference shtypi: “z. Dervishi mos devijo hetimet (se ato i di shefi) përndryshe, – i shkruajti në sms, – do tregoj të vërtetën, madje dhe personin qe telefonoi Garden për kallëpin e tritolit në të ndenjurat e tua”. Dhe Dervishi e qepi!”, pohoi ai. Sipas Berishës,  Juliani, Gjokona, Mëhillajt, Mitro, Karçini, janë thjesht skalioni i dytë dhe i tretë i bandës se Tritolit dhe se bosët, ata më të rendesishmit e saj, nuk janë kapur dhe nuk kapen. “Ata informohen dhe mbrohen nonstop nga Policia e Partisë, madje darkojnë e bëjnë orgjira me qeverinë dhe qeveritarët e tyre!”, përfundoi reagimin e tij, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.

 

 

Përplasja/ PS: Ish-qeveria la rrugë pa standarde. PD: Përdorët tragjedinë për të sulmuar opozitën

“Qytetarët e Tiranës nuk harrojnë as të djeshmen e betonit klientelist dhe as të sotmen e bllokimit të buxhetit të banesave sociale”

Tragjeditë e ndodhura në vend për shkak të aksidenteve rrugore përplasin mazhorancën me opozitën. Të majtët përmes deputetit Blendi Klosi ia faturuan tërësisht fajin ish-qeverisë së djathtë, duke theksuar se rrugët pa standarde kanë qenë shkaku kryesor i aksidenteve. Në reagimin e tij, deputeti socialist iu përgjigj akuzave të mëpërashme të opozitës lidhur me inspektimin e punimeve në Rrugën e Elbasanit të kryeministrit Rama, ku theksoi se qeveria e PD prishi lekët e shqiptarëve për shirita rrugësh të ndërtuara pa standarde.  “Edhe pse çdo ditë e më shumë shqiptarët po vuajnë e vajtojnë tragjeditë e rrugëve të prishura, gjithashtu po kuptojnë se sa të rëndësishme janë standardet dhe siguria në ndërtimin e rrugëve po shohin pushtetarët e deri djeshëm të sulmojnë Kryeministrin pse inspekton kantieret e hapura në Shqipëri. Sipas tyre këto janë punët e Saliut dhe qeveria nuk duhet të merret me to. Sa mirë do ishte sikur Qeveria dhe Kryeministri ti kishin gjetur të bitisura rrugët e nisura; sikur të mos kishin gjetur malin me borxhe që i mbante bllokuar të gjitha rrugët e lëna rrugëve; sikur të paktën projektet të ishin bërë me standarde evropiane dhe paratë e shqiptarëve të mos ishin bërë rrush e kumbulla për shirita rrugësh që mund të quhen vetëm shtigje aksidentesh e ndotjeje kështu siç i lanë”, tha ai. Në këtë kontekst, sipas tij është e rendësishme që qeveria dhe kryeministri të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimit politik e financiar që është bërë me kantieret e infrastrukturës. “Duhet ndryshuar sjellja e kompanive me kontratat, tanimë që qeveria po i respekton ajo e para kontratat. Duhet imponuar respektimi i afateve. Duhet ngritur në këmbë e gjithë sinjalistika rrugore që kaq shumë na mungon. Dhe në fund të fundit duhet forcuar përditë partneriteti me kompanitë që deri dje janë zhvatur babëzisht në dëm të cilësisë”, deklaroi Klosi.

Reagimi

Lidhur me akuzat e mazhorancës qeverisëse, reagoi dje Partia Demokratike, e cila në deklaratën e saj theksoi se qytetarët nuk mund të harrojnë të djeshmen e betonit klientelist dhe të sotmen e bllokimit të buxhetit tëe banesave sociale. Sipas demokratëve, deputeti socialist përdori tragjedinë e aksidenteve të dy ditëve më parë për të sulmuar opozitën dhe Bashkinë. “Për turpin e tij, kryesocialisti nuk gjeti sot një minutë kohë t’u shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidenteve të djeshme tragjike.  Për faqen e tij të zezë e përdori tragjedinë për të sulmuar opozitën e Bashkinë. Ish kryebashkiakut i kujtojmë se qytetarët e Tiranës nuk harrojnë as të djeshmen e betonit klientelist dhe as të sotmen e bllokimit të buxhetit të banesave sociale.  Nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës”, thuhej në reagimin e PD-së.

 

Deputeti i LSI

Tavo: Qeveria të marrë masa emergjente për zgjidhjen e Toponimeve

Deputeti Vangjel Tavo i bëri dje thirrje qeverise shqiptare të marrë masa emergjente për zgjidhjen përfundimtare të toponimeve, e kthyer në një shqetësim për emigrantet. Sipas tij qeveria greke ka përcaktuar disa herë afatet për ndryshimin e toponimeve, por deri tani kjo çështje nuk ka gjetur zgjidhje. “Në fakt për të qenë i drejtpërdrejtë nuk është lënë 1 herë afat kohor, por 4 herë afat kohor, 3 herë me qeverinë e mëparshme dhe 1 herë me qeverinë aktuale. Për të gjetur një zgjidhje por nuk ka ardhur kjo zgjidhje”, tha Tavo.  Problemi i toponimeve në pasaporta është shfaqur në Tetor të vitit 2012 dhe nuk ka gjetur zgjidhje pavarësisht disa tratatitave që kanë rezultuar të pasuksesshme.  “Në bazë të një rezolute të Kombeve të Bashkuara, por të Këshillit Europës dhe Bashkimit Europian ne duhet të respetojmë këto toponime”, deklaroi deputeti i LSI-së. Nga pala greke është lënë 4 herë afat kohor, afati i fundit ka skaduar në 30 janar, datë kur ka rifilluar kthimi i emigrantëve që kanë probleme me toponimet.

 

 

 

Share it :