Ish drejtuesi në polici, Hoxha: Qeveria largoi brenda një dite gjithë sektorin e krimit ekonomik-financiar në Shqipëri, kjo do të thotë tja dorëzosh pushtetin krimit

Arjan Hoxha, ish-drejtues në Policinë e Shtetit tha sot ne takimin me Sali Berishen se qeveria largoi nga radhet policet e mirekualifikuar.

“Përfaqësues ligjor i shoqatës së policëve të liruar. Qeveria e rilindjes largoi nga radhët e saj policë të mirëkualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

2014 kemi qenë rreth 1300 të larguar nga policia e shtetit. Është paramenduar dhe shprehur në media që të largohej sapo të vinte në pushtet, gjithë zinxhiri komandues dhe ai që kishte informacionet e policisë së shtetit.

Brenda një dite është laguar gjithë sektori i krimit ekonomik-financiar në Shqipëri, kjo do të thotë tja dorëzosh pushtetin krimit.”

Share it :