Vdekja e inxhinierit anglez, i cili u raportua se u gjet i pajetë në një hotel në Tiranë më 1 Maj, mbetet mister. Testet kanë dështuar të tregojnë se pse viktima nga qyteza angleze “Eye” vdiq në një dhomë gjumi hoteli në Shqipëri, citohet sot një mjeko-ligjor nga mediat britanike. Nicholas Gould, 38-vjeç, u gjet më 1 maj nga stafi i një hoteli të njohur në Tiranë, ku sipas medieve britanike, ai po qëndronte për një pushim të shkurtër. Këtë të hënë, një hetim gjyqësor mbi trupin e 38-vjeçarit u hap në qytezën angleze Bury St Edmunds, ku mjeku asistent Suffolk Coroner Yvonne Blake u tha gazetarëve se turisti u gjet të paktën 6 orë pasi kishte vdekur. Pas kthimit të trupit të Gould në Mbretërinë e Bashkuar, ai iu nënshtrua një post ekzaminimi, por shkaku i vdekjes nuk u zbulua. Mjeku Blake, tha se 38-vjeçari njihej se vuante nga epilepsia. Pas ngjarjes, nga raportimet e mediave shqiptare u mësua se sipas ekspertizës mjekësisë ligjore kryer në Shqipëri, vdekja e turistit ka qenë natyrale, pasi ai vuante nga epilepsia. Por, nuk u dhanë detaje të mëtejshme.




