Investigimi/ Karavasta Solar Park: Rama dhe Balluku shtruan rrugën ‘ligjore’ të një afere me qindra milionë euro

Investigimi/ Karavasta Solar Park: Rama dhe Balluku shtruan rrugën ‘ligjore’ të një afere me qindra milionë euro

Mirmbrëma! Po fillon Plug! Investigimi I sotëm do të jetë sërish I fokusuar tek sektori energjetikë, e konkretisht tek licencat e parqeve fotovoltaike. Inserti që sapo ndoqët ngre dyshime për abuzime dhe korrupsion me këto leje, por ne si gazetarë nuk jemi në gjendje e as nuk kemi tagrin të japim vendime, por paraqesim vetëm fakte, e më pas jeni ju që e gjykoni nëse jemi përballë një tjetër skandali. Do të analizojmë gjerësisht nga A-ja e deri tek ZH-ja procedurat, kontratën dhe amendimet e saj për parkun Fotovoltaik të Karavastasë, ku të dhënat tregojnë se zyrtarët shqiptarë, përfshi drejtëpërdrejti Edi Ramën dhe Belinda Ballukut kanë firmosur e negociuar në kurriz të xhepave të shqiptarëve. Por publikisht këta dy personazhe na kanë thënë se na kanë bërë nder, duke vepruar në interesin tonë. Përpara se të ndalemi tek rasti konkret, duam tju prezantojmë disa të fakte, mbi premtimet boshe të Edi Ramës, që teksa na deklaron se po e kthen Shqipërinë në Eksportuese të energjisë, me sforco nuk po arrinë dot parametrat e kërkuara nga Bashkimi Europian si kusht integrimi, e në vend të plotësimit të këtij kushti, marrim edhe paralajmërime për ndëshkim.

Analizimi i të dhënave të sektorit energjetik, kërkojnë një interpretim tepër teknik, që për veshin e shikuesit mund të jenë të lodhshme e të pakuptueshme, por fatura e lartë e korrupsionit në këtë sektor, e bënë më të thjeshtë e më të kuptueshëm faktin se për situatën në të cilën ndodhet vendi shkak janë pikërisht këto abuzime.

Teksa kryeministri Edi Rama përpiqet tu thojë shqiptarëve se fal qeverisë së tij vendi po lulëzon sektorin energjetik, në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Shqipëria për tu bërë pjesë e familjes evropiane ka filluar të përafrojë legjilacionin e saj më atë të Bashkimit Evropian. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij legjislacioni është dhe sektori energjitik. Jo vetëm legjislativ, por duhet të zhvillojë këtë sektor me qëllim që në momentin që do të bëhet pjesë e Unionit të mos kthehet në barrë për vendet e tjera. Si detyrim Shqipëria është bërë pjese e sistemit të balancimit, një process shumë teknik por që në do mundohemi tua shpjegojmë në mënyrë të thjeshtë

Si pjesë e sistemit të balancimit Shqipëria ka detyrimin të kryej një planifikim ditor të energjisë që i nevojitet vendit. E thënë më thjeshtë, nëse Shqipëra shpenzon x megavat në ditë, do të duhet që edhe prodhimi nga hidrocentralet në pronësi të shtetit dhe kompanitë private të prodhojnë të njëjtën sasi energjie që të mos këmi mungesë dritash. Planifikimi bëhet pasi nëse në orare të caktuara shteti dhe privati nuk prodhojnë energjinë e nevojshme do duhet ta importojnë nga jashtë. Që të jetë e siguruar kjo energji dhe të mos krijojë probleme në Evrop, ku e blejmë, duhet që planifikimi të jetë shumë I saktë pasi nëse gabohet jo vetëm cmimi është shumë i lartë por krijon probleme edhe në sistemin e balancimit evropian, të cilët për të mos na lënë ne pa drita do duhet ta marrin diku tjetër. Sistemin e balancimit të treg në vendin tonë e kryen Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Të gjitha kompanitë private që prodhojnë energji në shqipëri janë pjese e këtij sistemi dhe i paguajn KESH një tarifë 5 euro për megavat.

Piërkisht për këtë kusht të Bashkimit Europian, Kuvendi që në korrik të vitit 2017 ka miratuar “PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME”, dhe në qershor të vitit 2022 është miratuar VKM Nr. 398 “PËR TRAJTIIMIN E DISBALANCAVE TE SHKAKTUARA NGA PRODHUESIT ME PERPARESI TE ENERGJISE ELEKTRIKE.

Sipas përcaktimeve ligjore të cila janë bërë në konsultim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë e thënë më shkurt Ministria e Energjisë së Bashkimit Evropian, do të duhej të krijohej Operatori i Energjisë së Rinovueshme ose të përcaktohej institucioni që do e kryej këtë funksion. Sot në Shqipëri këtë funksion e kryen Furnizuesi i Tregut të Lirë shkur FTL. Po sipas përcaktimeve ligjore të gjithë prodhuresit privat duhet të lidhin kontratë më FTL për shitjen e energjisë dhe po FTL do duhet ti paguajn tarifën 5 euro /megavat.

Share it :