Duke folur në News24, Lulzim Basha shprehet se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike. Basha deklaron se ai është zgjedhur kryetar nga 85% e anëtarësisë së PD-së dhe është legjitim.
‘Shoh interesa që përputhen të një grushti njerëzish të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që ta mbajnë Shqipërinë plaçkë të interesave të tyre. Nuk mund të jetë Shqipëria plaçkë e interesave të aktorëve, të dy tre aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar. 18 dhjetori ka dhe një simbolikë tjetër do të jetë dhe një moment transformues, jo thjesht për Partinë Demokratike por për Shqipërinë pikërisht për t’i dhënë fund këtij tranzicioni për t’i dhënë fund këtij mentaliteti të një grushti politikanësh që kanë 30 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkën e tyre’, deklaroi Lulzim Basha gjatë intervistës në News24




