“Detyra e Universitetit është që nëse një student mbaron studimet “Bachelor”, atëherë duhet të jetë i aftë që masterin ta bëjë jashtë shtetit”
Rektori i SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”, prof. dr. Gëzim Karapici, sqaron dinamikën e tregut të arsimit të lartë dhe veçoritë e universitetit të vetëm të bazuar mbi inxhinieritë dhe biznesin në Shqipëri. Sipas tij, studentët pranë UMT-së do të mund të gjejnë këtë vit laboratorë nga më bashkëkohorët, pedagogët më të mirë dhe një diplomë që do t’i integrojë menjëherë në tregun e punës.
Si rektori i parë i Universitetit Politeknik i Tiranës, aktualisht rektor i SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”, si e vlerësoni përputhshmërinë që sot ka produkti që ofrojnë institucionet akademike me kërkesat e tregut të punës? Sa e vështirë është për një të diplomuar të gjej veten në tregun e punës në Shqipëri?
Gjithnjë ka një diferencë relative midis tregut të punës dhe asaj që përgatit shkolla, aq më tepër në një vend si Shqipëria që është në zhvillim e sipër. Duke e parë e parë në një proces më global, studentët shqiptar nuk duhet të jenë vetëm pjesë e tregut të punës shqiptar por edhe pjesë e tregut të punës evropian. Për momentin tregu shqiptar është i larmishëm në fusha të caktuara si në fushën e telekomit apo në fushat e inxhinierisë. Detyra e universitetit është që nëse një student mbaron studimet “Bachelor”, atëherë duhet të jetë i aftë që masterin ta bëjë jashtë shtetit. Si rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës kam pasur të adoptuar modelin e politeknikut të Torinos dhe me ardhjen në SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” po ndjek të njëjtën metodë, duke marrë si pikë referimi Universitetin e Torinos.
SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” mori pjesë në panairin “Work & Study” për vit të tretë rresht. Cilat janë realisht programet e nxitjes së punësimit nga ana e UMT-së për studentët?
Problemi i punësimit të studimit të studentëve është një nga strategjitë e SH.L.U.P. “Universiteti Metropolitan Tirana”. Duke pasur një nga kompanitë themeluese e cila bën pjesë në tregun e punës së ndërtimit, një nga vizionet tona është që një pjesë e studentëve mund të punësohen në kompanitë e ndërtimit. Ne si universitet kemi marrveshje me shumë kompani private në fushën e telekomunikacionit, ndërtimit apo bankat ku studentët bëjnë praktikën, që për ne është detyrim ndaj studentëve. Sipas statistikave, këto degë kanë nivelin më të lartë të punësimit në treg. Për çdo 10 vende të lira punë që krijohen ka tre të diplomuar, sipas statistikave të Bashkimit Evropian, duke e bërë punësimin e mirëvlerësuar, diçka të sigurt.
UMT është e përqendruar në inxhinieri dhe biznes, një prirje e ndryshme nga shumica e shkollat e tjera të larta private, që janë të përqendruara kryesisht në lëndë shoqërore. Përse kjo përzgjedhje dhe sa ndikon në punësimin e të rinjve?
Po të shikosh se të gjitha universitete që janë krijuar pas viteve 1998, fushat jo prodhuese zënë një vend të gjerë dhe janë precedent për mospunësimin e të rinjve. Një nga gabimet që është bërë në arsimin shqiptar është mbivendosja, mund të gjesh 10 universitete që japin juridik. Kjo është një e metë e arsimit shqiptar. Duke qenë se Shqipëria është në fillimet e industrializimit të vet, degët e inxhinierisë u krijojnë më shumë mundësi të rinjve. Gjithashtu ne si universitet ndjekim praktika që nëpër auditore të krijojmë numër të vogël studentësh, në mënyrë që ajo që transmetohet apo praktika t’ju vlejë studentëve për tu punësuar.
Kërkimi shkencor përbën një element të domosdoshëm të rritjes akademike, aq me tepër në tentativën për t’u ofruar studentëve një hapësirë të plotë të mësimit në procesin mësimor. Mirëpo, a është kërkimi shkencor në vendin tonë në nivelin e dëshiruar?
Kërkimi shkencor në fushat inxhinierike, kërkon investime në laboratorë dhe ne në Shqipëri e kërkojmë punën shkencore brenda shtetit shqiptar dhe në globalizim kjo nuk funksionon. Kërkimi shkencor mund të funksionojë vetëm falë bashkëpunimit me universitete jashtë Shqipërisë?
Cilët janë objektivat e UMT-së për kërkimin shkencor?
Kemi objektiva afatshkurtër dhe afatgjatë. Afatshkurtër janë të karakterit aplikativ, ndërsa afatgjatë është që për studentët që do të mbarojnë masterin në Universitetin Metropolitan do të jenë të aftë të bëjnë doktoraturën jashtë shtetit.
Përveç mësimit në auditorë a u ofron UMT praktikë studentëve në laboratorë?
Një nga angazhimet tona kanë qenë investimet në laboratorë, sepse aty studentët do të zhvillohen për tregun e punës. Aktualisht kemi marrë disa pajisje, të cilat mund të bëjnë kërkim shkencor në nivel ndërkombëtar. Kemi pajisje që janë prodhim i 2014-ës. Dua të theksoj se UMT po lidhet me një kompani të huaj për një bibliotekë online, që do t’u ofrohet studentëve brenda vitit.
Janë pajisje që janë përdorur më parë në universitetet tona apo përbëjnë risi për Shqipërinë?
Jo, këto pajisje po vijnë për herë të parë në Shqipëri.
Çfarë bëjnë këto pajisje?
Një nga pajisjet studion gjeofizikën e tokës që është një nga kushtet themelore për të bërë një ndërtesë. Dhe me këtë pajisje studentët mund të bëjnë kërkime të ndryshme duke qenë se dhe terreni jonë i ndryshëm. Nuk mund të hapësh themelet e një ndërtese pa bërë një studim gjeofizik. Me këtë lloj laboratori i quajtur SPT, përveç kërkimit shkencor integrojmë dhe studentët për punë laboratorike.
Nga çfarë trupe akademike përbëhet Universiteti Metropolitan Tirana?
Vlera më e madhe e një universiteti janë burimet njerëzore. Ne si universitet kemi marrë pedagogë nga brezi i vjetër, të cilët kanë përvojën me vete, por edhe pedagogë të rinj, me kushtin që të kenë mbaruar studimet jashtë shtetit. Kemi mbi 60% të pedagogëve që kanë studiuar në universitetet më të mira të botës.
Si është jeta studentore në Universitetin Metropolitan Tirana, duke qenë se UMT ndodhet afër Qytetit Studenti?
Gjeografikisht ndodhemi ngjitur me Qytetin Studenti dhe studentët mund të ambientohen shumë shpejt në UMT. Jeta studentore është e larmishme duke qenë se vetëm disa metër më tutje janë dhe godinat e strehimit të Qytetit Studenti.
A ka ndonjë marrëveshje SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” me universitete jashtë Shqipërisë?
Kemi marrëveshje me disa universitete jashtë shtetit por do të theksoj marrëveshjen me një universitet në Qipro, ku studentët mund të shkojnë për praktikë apo për të kryer studimet të thelluara. Bëhet fjalë për universitetin e njohur dhe të akredituar në rrjetin e Uellsit “Frederic IT”. Studentët mund të vijnë dhe të studiojnë dy vitet e parë në UMT dhe vitin e tretë ta zhvillojnë në Qipro duke marrë një nga diplomat më të mira ndërkombëtare.
Programet që ofron UMT janë të njohura nga Ministria e Arsimit?
Absolutisht. Jemi një nga universitet që kemi respektuar ligjin dhe e kemi kaluar me sukses kontrollin e Ministrisë së Arsimit dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk jemi penalizuar si shumica e universiteteve të tjerë privat në Shqipëri.
A ofron bursa UMT për studentët?
Ne japin bursa nga 50% deri në 100%, gjithmonë në varësi të rezultateve. Gjithashtu, UMT ofron bursa për shtresat në nevojë. Në rast se vjen nga një familje e varfër apo invalid, gjithmonë ofrojmë bursë. Gjithashtu, u ofrojmë studentëve që të paguajnë me këste vitin e studimit. Nëse një student mbaron me rezultate të mira, i hapet mundësia për të marrë bursë merite.
Programet e studimeve në Bachelor
Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi
Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike
Bachelor në Financë-Kontabilitet
Bachelor në Administrim Biznesi
Bachelor në Informatike Ekonomike
Arkitekturë Inxhinierike
Master shkencor – Fakulteti i Inxhinierisë
Profili Inxhinieri Strukturash
Profili Inxhinier Infrastrukturë Transporti
Profili Menaxhim në Inxhinieri
Profili Inxhinieri Informatikë
Profili Inxhinieri Elektrike
Profili Inxhinieri Elektronike
Profili Inxhinieri Mekatronike
Profili Inxhinieri Telekomunikacioni
Master shkencor në Fakultetin e Ekonomikut




