Ish-kryeministri Berisha ishte i ftuar në A-Show në News 24 përballë Adi Krastës. Është e para intervistë që Krasta ka realizuar me Berishën në 30 vjet, dhe për këtë arsye, Berisha tha që në nisje se nuk do të ishte e fundit.
I pyetur qysh në fillim nga Krasta në se në karrirën e tij politike ka tipare autoritariste, Berisha u përgjigj: “Në prioncip Jo. Njeriu ka koshiencën dhe subkoshiencën dhe askush nuk mund të mohojë nërvperimin e tye, ekuilibrat dhe shvendosjen e tyre. Por në princip kam patur apsolutisht vetëm lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ky ka qënë parimi im. Kur kam bërë shkrimet e para ka qënë diktaturë, kundër çensurës, kundër terit informativ. Sigurisht sihte diktaturë në grahmat e fundit por viste çështe e vërteta sepse në kufi vriteshin çdo javë të rinj. E gjithë beteja ime ishte për të qënë Ai që nuk kisha mundur të isha për të shprehur mendimet e mija. Së këtejmi, absolutisht në thelb nuk kam patur pasion tjetër e përkushtim më të madh se liritë dhe të drejtat e njeriut. Por unë nuk mund të them, se sado princip udhëheqës, nuk ka patur edhe luhatjet e veta”, tha Berisha.




