Intervista/ Berisha: Krimi në Shqipëri i lidhur me qeverinë, do informojmë Parlamentin Europian

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ai tha se deputetët e PD do të shkojnë në Parlamentin Europian për të informuar për situatën e Shqipërisë, teksa theksoi se politika dhe qeveria kanë lidhje me krimin.

Pyetje: Në 22 dhe 23 tetor të gjithë deputetët e PD do të shkojnë në Strasburg për tu takuar me deputetët e Parlamentit Europian për t’i sqaruar në lidhje me problemet me të cilat perballet opozita dhe vendi. Çfarë mund t’i sjellin këto takime opozitës në një kohë kur kryetari i PD është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, a mjaftojnë këto takime për të hequr imazhin e një force të izoluar nga faktori ndërkombëtar?

Berisha: Së pari, deputetët e opozitës, të PD dhe partive të tjera janë deputetët lokomotivë e vërtetë e integrimit të shqipërisë në BE dhe PD ka qenë,mbetet e vendosur në çdo përpjekje për përshpjetimin ne procesit të integrimit. Së dyti, duhet të pranojmë se për një arsye ose për një tjetër ekziston një dizinformim i gjerë rreth zhvillimeve në Shqipëri. Sot gjithnjë e më i egër, më i fuqisdhëm bëhet gara midis informacionit të vërtetë dhe gënjeshtrës. Për fat të keq gënjeshtra ecën më shpejt dhe ka jo vetëm në Bruksel, por kudo ka një mungesë të njohjes së këtij realiteti, i cili tejkalon imagjinatën e njeriut. Miq të mi të huaj, që janë marrë dhe merren me Shqipërinë më thonë se këto që ndodhin këtu janë shumë vështirë të imagjinohen, por janë një realitet. Edhe ky fakt e ka bërë të vështirë njohjen e realitetit. Deputetët tanë shkojnë në PE me qëllimin për një informacion mbi gjendjen dramatike në Shqipëri: bllokimin e reformës zgjedhore dhe kontrollin e pushtetit, kontrollin e zgjedhjeve, arrestimin dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës. Korrupsionin galopant të papëmbajtur, aferat e mëdha të Edi Ramës, djegësat, afera e Al Alabarit, Gjipeja e dhjetëra afera të tjera të cilat nuk dënohen nga prokuoria politike. Shkojnë për të informuar me fakte Parlamentin Europian se në Shqipëri vendimmarrës është krimi i lidhur me Edi Ramën, me qeverinë. Shkojmë për të kërkuar krijimin e komisionit të së vërtetës. Vetëm maja e ajsbergut ka dalë dhe del se Taulant Balla, Edi Rama janë të lidhur me vrasës me trafikante, akuzohen për vrasje, për porosi vrasjes, për trafiqe. Është jetike që të zbardhet e vërteta e lidhjes së poilitikës me krimin. Është e domsdoshme të informohet PE mbi mitin e ndërtuar mbi mashtrimin dhe gënjeshtrën. Reforma në Drejtësi është një nga dështimet më spektakolare në historinë e Europës dhe ka dy pasoja kryesore: mohimin e procesit të drejtë ligjopr për qytetarët shqiptarë si rezultat i stokut të dosjeve. Sot një qytetar shqiptar duhet të presë mbi 14 vite për një vendim civil. Vetëgjyqësia është sot mënyra kryesore si i zgjihnin shqiptarët problemet. Kjo reformë shndërroi drejtësinë në një degë të kontrolluar nga Edi Rama dhe krimit. /vizionplus.tv

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.