Info/kult

oscarLincoln, 12 nominime për Oscar

 

Drama presidenciale amerikane “Lincoln” ka fituar më së shumti nominime për Çmimin Oscar, gjithsej 12, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë. Nominimet u shpallën sot në Beverly Hills.

Filmi “Life of Pi” konkurron me 11 nominime dhe po ashtu për filmin më të mirë.

Për filmin më të mirë janë nominuar edhe shtatë filma të tjerë nga Akademia e Arteve dhe e Shkencës. Në konkurrencë janë edhe filmat “Les Miserables”, “Argo”, “Amour”, “Zero Dark Thirty”, “Silver Linings Playbook”, “Django Unchanged” dhe “Beasts of the Southern Ëild”.

Çmimet Oscar do të jepen në ceremoninë që do të mbahet më 24 shkurt në Hollyëood.

 

Arkitektura totalitare, manual studimi

Bashkia e Tiranës do  të organizojë  ditën e martë, datë 15.01.2013, në ambientet e Hotel “Mondial”, ora 11:00, një seminar ku do të prezantohet një nga aktivitetet e projektit ATRIUM (Arkitektura e Regjimeve Totalitare të Shekullit XX në Menaxhimin Urban) dhe konkretisht

Manuali Transnacional i menaxhimit të mirë, ruajtjes, ripërdorimit dhe valorizimit ekonomik të arkitekturës së regjimeve totalitare. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti informativ “Tirana kulturore, projekt që financohet nga fondet e BE-së në kuadër të Programit SEE  (South East Europe). Partnerë të projektit janë 18 organizma nga 11 vende të Europës Juglindore.  Gjate seminarit do të bëhet prezantimi i aktiviteteve të deritanishme të projektit të realizuara nga stafi implementues, ku do të referojnë drejtues si dhe ekspertë realizues

 

Ekspozita “Nëntor 15” në MHK

Kjo është një ekspozitë e përvitshme, e cila është hapur në sallën e ekspozitave të Muzeut

Historik Kombëtar. Aty janë ekspozuar punimet më të mira të vitit të atij grupimi piktorësh

ku përfshihen autorë nga disa breza krijuesish e nga më të njohurit e artit pamor shqiptar.

Janë 27 artistë e secili prej tyre ka sjellë një apo dy krijime në pikturë që janë përzgjedhur  nga vetë ata. Nuk janë të paktë autorët që zgjodhën të sjellin para publikut një këndvështrim personal e bashkëkohor mbi ngjarjet e mëdha të sapo festuara, natyrisht me epiqendër pavarësinë e

vendit. Por përtej kësaj, vizionet artistike të gjithsecilit vazhdojnë natyrshëm rrugën  e konsolidimit dhe kërkimit artistik përmes vështirësive të kuptueshme të terrenit ku ata operojnë.

Piktorët pjesëmarrës janë të gjithë emra të njohur si : Agim Zajmi, Aleksandër Filipi, Adrian Devolli, Andi Hila, Bashkim Dervishi, Besim Tula, Buron Kaceli, Eniela Veveçka, Gazmend

Leka, Gjergji Marko, Hasan Capari, Hasan Nallbani, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Myzeqari, Llazar Taçi, Llambi Blido, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Petro Kokushta, Qiriako Meniko, Robert Guci, Sali Shijaku, Stefan Taçi (Stefos), Zef Shoshi,

Vilson Kilica. Ekspozita “Nëntor 15” do të qëndrojë e hapur deri më 20 janar 2013.

Share it :