Incidentet më të famshme, ku janë parë UFO-t  

ufotGjysma e popullsisë së botës beson në ekzistencën e UFO-ve dhe 5 përqind e popullsisë pranon se ka parë një objekt që mund të quhet UFO në një rast ose tjetër.  Nganjëherë, raportimi për UFO ka të bëjë me fenomene natyrore ose fenomene të zakonshme, por që keqinterpretohen apo nuk dallohen mirë, e në disa raste bëhet fjalë dhe për mashtrimi.  Por, duhet pranuar se në disa raste të dhanë janë shumë të forta për të dyshuar për një rast takimi me jashtëtokësorë.  Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër.  Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO.

Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonist aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime.  Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë.  Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apofigurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar. Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”. Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve.  Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene.  Termi “pjatës fluturuese” përdoret po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra

mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën.  Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve.  Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt I paidentifikuar.

 

Viti 99 para Krishtit

Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e perëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga perëndimi për në lindje”. Gjithashtu, gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë “rrathëve prej zjarri”, më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme që zbrisnin nga qielli herë pas here.

 

1561

Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj. Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë I raportimeve moderne të UFO-ve. Edhe më vonë Gjermania është shoqëruar gjithnjë në një fare mënyrë me disqet fluturuese e thuhej se Hitleri ishte i fiksuar me to.

 

1882

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edëard Ëalter Maunder, nga “Greenëich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Maunder raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat I kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër,rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë.

 

1904

Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.

 

1926

Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, I publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.

 

1942

Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornisë. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Ajo vazhdonte të rrinte pezull dhe ushtria nuk arriti t’i avitej pasi objektet e paidentifikuara duket se gjithmonë ndërhyjnë në sistemin e avionëve që i ndjekin. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perëndimor.

 

1946

Raportime për shfaqjen e dritave të çuditshme në qiell apo objekteve fluturuese të paidentifikuara ka pasur gjithnjë. Por, në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur “breshëria ruse”, dhe më vonë si “raketa fantazmë”, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2. Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar.

 

Roswell, 1947

Incidenti “Rosëell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Rosëell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Rosëell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFOt.

 

1976

Deri në vitin 1976 thuhej se UFO-t ishin shumë rezistentë për t’u kapur nga radari, duke lënë të kuptohej se ishin më shumë imagjinarë se jashtëtokësorë. Gjithçka ndryshoi kur në orët e par atë agimit më 19 shtator, 1976 pilotët luftarakë të avionëve iranianë u dërguan të ndjekin një UFO që manovronte në mënyrë të çmendur në qiellin mbi Teheran, pasi shumë radarë e kishin kapur. Ajo që ishte akoma më mbresëlënëse është se objekti çrregullonte sistemin e avionëve sa herë i afroheshin dhe ky rast shënohet si një prej takimeve të llojit direkt me UFO-t.

 

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.