Incident në selinë e Ps në Elbasan, socialisti i indinjuar i drejtohet Blushit: Më premtove punë, por më le rrugëve

Një incident është shënuar në selinë e PS-së në Elbasan paraditen e sotme kur po mbaheshin votimet për delegatët e Kongresit.

Një socialist i indinjuar i drejtohet deputetit Ben Blushi se nuk kishte mbajtur premtimin që i kishte thënë për t’i gjetur një vend pune.

Blushi teksa përpiqet ta qetësojë i thotë se nuk ishte ai që e kishte lënë pa punë dhe se kjo ishte arsyeja që po ankohej,pasi janë të shumtë socialistët pa punë.

Socialisti:Më premtoi punë por më la rrugëve

Ben Blushi: Qetësohu

Socialisti: Çfarë të qetësohem, ti fik telefonin.

Ben Blushi I jep dorën: Qetësohu me mua e ke apo me atë,( për Taulant Ballën)

Socialisti:  Me ty e kam.  Më the do më fusësh në punë

Ben Blushi I jep dorën

Socialisti: Pse ta jap dorën, kot!

Ben Blushi: Po pse të mos ma japësh dorën, çfarë pret nga unë?

Socialisti: Jam vetë I 8-të pa bukë.

Ben Blushi: Po unë s’të kam lënë pa bukë

Socialisti: Ti më ke lënë, se ike. Kur erdhe më Elbasan më the jam i pari, ku e ke punën?

Ben Blushi: Për këtë punë po ankohem se jeni të gjithë të papunë.

Socialisti: Na gjej punën

 

Share it :