Inceneratori qe nuk ekziston i Tiranës/ Apeli i GJKKO-së zbut dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratori qe nuk ekziston i Tiranës/ Apeli i GJKKO-së zbut dënimin për Alqi Bllakon

Gjykata e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion zbut dënimin për Alqi Bllakon lidhur me inceneratorin e Tiranës. Ajo shpalli të pafajshëm ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për një nga episodet e korrupsionit.

Konkretisht për episodin e marrjes së 7 milionë lekëve rrogë nga Vladimir Bezhani, ndërsa la në fuqi episodin tjetër të korrupsionit në vlerën e 119 mijë eurove që Bllako i ka marrë nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Kështu Apeli i Posaçëm zbut dënimin nga 4 vite burg me gjykim të shkurtuar në 2.8, me 3 vite me gjykim të shkurtuar që zbret ne 2 vjet burg

Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të denimit në burg, ndërsa pjesën e mbetur do ta kryejë me shërbim prove, informon gazedtari

Share it :