Pano Soko, përfaqësues i Nisma Thurje, risolli përmes ironisë procesin e ndërtimit të inceneratorëve në Shqipëri nga qeveritë e Edi Ramës. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se, nëse në Elbasan u ndërtua një incenerator që bëri diçka, në Fier o montuan disa hekura në një karabina, në Tiranë nuk u bë asgjë dhe nuk u hodh “kokrra e lekut”.Gjëja më goditëse te inceneratori i Tiranës është se si ka ardhur procesi i tenderimit gjatë periudhës së qeverisjes së Rilindjes. Përshkallëzimi ka qenë nga njëri incinerator te tjetri në drejtim të zhvatjes së parasë publike. Kemi inceneratorin e Elbasanit, ku deri diku kemi patur një aferë korruptive normale, ku u bë një tender i shtrenjtë, u përdorën ca lekë më sumë se ç’duhej dhe këto u morën nga ministri dhe aktorët e tjerë. Vijmë te Fieri dhe këtu tha po sikur të mos blejmë incinerator?
Te Fieri kanë bërë një karabina dhe kanë blerë ca hekura. Aty nuk është bërë asnjëherë process se aty janë blerë hekura.
Kaluan te Tirana, që ishte spektakël. Po sikur të mos bëjmë asgjë fare? Tirana ishte kulmi i kulmeve sepse nuk u munduan as të hidhnin kokrrën më të vogël të lekut”- tha Soko.




