Ilir Metës i është përgjuar telefoni, ja biseda

ilir meta2Maqedonia rezulton se ka përgjuar edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Lajmi është bërë me dije sot nga mediet shqiptare në Maqedoni.

Sipas transkriptive nga bisedat e përgjuara që ka shpërndarë LSDM opozitare, në mesin e politikanëve të përgjuar është edhe kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta, raporton “lajmpress.com”.

Bëhet fjalë për një bisedë mes tij dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, e cila është zhvilluar më 19 nëntor të vitit 2012.

Ja biseda e plotë:
M. TH: Mos po të pengoj?

I. M. : Jo, jo. Tani e pashë. Kërkoj falje, sepse tani e pashë. (paraprakisht M. TH., i ka shkruar një SMS). Si je?

M. TH. Mirë, mirë. Të shtunën do të organizoj një manifestim modest dhe kam dëshirë që të vish. E kam ftuar vetëm Daut Haradinajn dhe ty. Ke mundësi të vish?

I. M.: Në Tetovë?

M. TH: Po, po, rreth orës 4. Nuk do të ftojë askënd tjetër. Kam dëshirë të vish.

I. M.: Do të vij patjetër, do të lë të gjitha obligimet tjera.

M. TH: Faleminderit shumë. Domethënë të shtunën, ora 16:00.

I .M. Mirupafshim.

Transkriptet po ashtu përmbajnë edhe një bisedë të ish ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :