Identifikohet vrasësi i Denis Kasaj, arrestohet dhe një bashkëpunëtor i atentatorit

Arrestohet një tjetër bashkëpunëtor në vrasjen e Denis Kasaj në Fier në janar të këtij viti. Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të ekzekutimit mafioz të Kasaj dhe plagosjes së dy miqve të tij.

Policia e Fierit ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar si bashkëpunëtor i vrasësit të Denis Kasaj, ngjarje kjo e ndodhur me 8 janar të këtij viti.

Në pranga ka përfunduar Ylli Nazëraj, 45 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh. Ndalimi i tij u bë si autor i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” .

Po kështu policia ka shpallur në kërkim shtetasin E.B pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg”, si autor i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Vrasje në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje te armëve luftarake”.

Në atentatin mafioz në Fier mbeti i vrarë Denis Kasaj, ndërsa u plagosën dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati të cilët udhëtonin me të në mjet.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar Ilir Memushaj  dhe  ish-agjentin e SHISH Florian Bushin, të cilët ndodhen në arrest me burg.

 

Share it :