IBAR kërkon që Shqipëria të trajtojë sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit si pasojë e korrupsionit
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, IBAR kërkon që Shqipëria të trajtojë sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit si pasojë e korrupsionit.
Berisha: Konventa që ka firmosur për të drejtat e pakicave…
Integriteti i policisë dhe forma e detajuar…
Tjetër çështje. Në shkurt thuhej, nevojiten përpjekje të mëtejshme për të adresuar çështjet e integritetit në polici. I këshillonte përgjithësisht. Jo, jo, jo, nuk kalon.
Ndërkohë, e para kërkon hapa vendimtarë dhe të qëndrueshëm. Kontrolle të vazhdueshme dhe të plota nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë.
Adresimi i numrit të lartë të rrotacioneve dhe emërimeve meritokratike. Me një fjalë, emërimet në Policinë e Shtetit, nga drejtori i përgjithshëm e poshtë, është bërë tashmë e njohur në Bashkimin Europian dhe në botë, se bëhen nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.
Urdhëroni pra!
Ndryshimet e ardhshme ligjore, luftën kundër kriminalitetit.
Në shkurt thekson rëndësinë që ndryshimet e ardhshme ligjore të jenë koherente me planet. Jo, Cohela thekson: Nxit Shqipërinë të sigurojë ndryshimet e ardhshme ligjore duke avancuar luftën kundër krimit të organizuar. A mund të imagjinoni ju një raport që nuk duhet të kërkonte luftën kundër krimit të organizuar?
Sigurisht që Cohela nuk e pranon, nuk e gëlltit këtë. Nuk e kapërcen këtë sepse Shqipëria, kartelët e saj të drogës dhe organizatat kriminale, janë rrezik për sigurinë e rajonit dhe të Europës. Ndaj dhe ndalet. Ndalet.
Nxit Shqipërinë të sigurojë ndryshimet e ardhshme ligjore duke avancuar luftën kundër krimit të organizuar. Zëvendësohet fjala ‘thekson’ e shkurtit me fjalën ‘nxit’.
Një prag i lartë, krejt tjetër. Ndryshimet duhet të avancojnë aktivisht në luftën kundër krimit. Pra, nuk janë ato që duhet.
Zbatimi i kontratave dhe ndërmarrjet shtetërore.
Siguri juridike e dobët dhe informaliteti i lartë ekonomik thuhej në raportin e shkurtit, në faqe 25.
Kurse në raportin Ibar të 21 majit lexohet: Vështirësi në zbatimin e ligjit të kontratave, të të drejtave të pronës, mangësi transparence dhe llogaridhënie e ndërmarrjeve shtetërore.
Imagjinoni ju se sa kuptim të gjerë ka kjo, ky konstatim që duhet quajtur konstatim-akuzë. Akuzë! Po për një moment përfytyroni: Cili është ai investitor i huaj që vjen në një vend ku ka vështirësi në zbatimin e ligjit të kontratave?
Ku ka vështirësi në zbatimin e të drejtave të pronës? Ku ka mangësi transparence dhe llogaridhënien e ndërmarrjeve shtetërore?
Ku Lubi Balluku, një monstër e korrupsionit, edhe pasi krijoi bursën e energjisë, tenderat i bënte në zyrat e saj sepse vidhte me thesin për Edi Ramën dhe veten e saj.
Imagjinoni ju.
Kurse Lindat merrnin pengje në mënyrë që Armand Frangu të fitonte një tender. A mund të imagjinohen këto? Ja ku i keni. Ja ku janë. Ka pra një goditje shumë të rëndë të realitetit ekzistues.
Dhe ka një mirënjohje të madhe për qëndrimin ndaj gjithë këtyre problemeve. Sektori i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme. Asnjë fjalë në shkurt. Zero. Rrofshin kullat!
Po jo, ja që ka një tjetër IBAR, tjetër Cohela. Cohela thotë: Shqipëria duhet të trajtojë rregullimet ekzistuese në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit si pasojë e korrupsionit, titujve të paplotë të pronësisë, dobësive në kuadrin ligjor, transaksioneve jo financiare (është fjala jo bankare).
E kuptoni ju tani? Pra nga Brukseli nxin figura e Edi Ramës dhe Adelaida Rroko. Dy kryemafiozët e larjes së parave të klaneve më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë, dhe ndër më të fuqishmet në botë. Këto janë. Nuk ka transparencë. Nuk i ka shpëtuar raportit. Ja këto kullat u thurin dhe lakenjtë, puthadorët e qeverisë, shkruajnë dhe poezi për to.
Dhe ky është paragrafi që nuk ka ekzistuar.




