I zbulojnë paswordin e e-mailit, hakerat i vjedhin 20 mijë euro biznesmenit nga Tirana

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një biznesmen ka rënë pre e një grabitjeje spektakolare. Hakerat kanë arritur të thyejnë pasuordin e emailit të tij dhe kanë klonuar adresat e bashkëpunëtorëve të biznesmenit nga Tirana duke i marrë 20 mijë euro.

Biznesmeni 54- vjeçar A.Xh. ka denoncuar ngjarjen në polici, kur ka kuptuar, se njerëzit me të cilët komunikonte dhe të cilëve u kishte transferuar paratë nuk ishin ortakët e tij. Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :