Harley Wells 23 vjec nga Broadstaris, Kent u la e gjakosur dhe e nxirë në të gjithë trupin nga ish i dashuri i saj Perry Morris.
Harley ka dashur të shkëpusë lidhjen prej 11 vitesh me Morris me justifikimin se ishte me kancer.
Kjo gënjeshtër jo vetëm që nuk zgjati shumë por i kushtoi shumë rëndë 23 vjecares.
Një ditë kur Moris kuptoi se nuk mund të ndahej nga ajo, shkon në shtëpinë e saj për ta joshur që të rikthehen bashkë por zbulon se e gjitha kishte qënë një gënjeshtër nga ana e të dashurës së tij.
Ajo kishte krijuar një lidhje tjetër tashmë. I prekur nga ky mashtrim dhe kjo tradhti Morris ka marrë shkopin e bejsbollit dhe ka rrahur ish të dashurën e tij, duke i shkaktuar fraktura të rënda dhe nxirje në të gjithë trupin.







