I sëmurë rëndë, Silvio Berlusconi pezullon gjyqin për akuzat e korrupsionit

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është i sëmurë rëndë dhe gjyqi i tij me akuzat e korrupsionit të dëshmitarëve ndaj çështjes së prostitucionit, është pezulluar përkohësisht.

Sipas mediave të huaja, prokurorja Tiziana Siciliano, në një deklaratë për mediat  tha se ai vuan nga një sëmundje e rëndë të cilën mund ta verifikojnë certifikatat mjekësore, ndërsa avokati i tij tha se ai po mbahet nën kujdesin mjekësor nga shtëpia.

“Ne patjetër besojmë se Berlusconi është i sëmurë rëndë dhe vuan nga një sëmundje serioze. Kjo është ajo që tregojnë certifikatat mjekësore dhe konsulencat,” tha ajo.

Ish kryeministri akuzohet se i ka dhënë ryshfet dëshmitarëve për të heshtur në lidhje me çështjen e prostitucionit me të mitur, që në vitin 2013.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :