‘I kërkuan 1 mln $ një personi’/ Murrizi: Dorian Duçka dhe Agron Neza u panë në tavolinë me Taulant Ballën

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi deklaron se afera në Shqipëri e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal i kalon 50 mln euro. 

Në Çim Peka Live, Murrizi tha se janë gjobitur biznesmenë dhe pronarë mediash, në këmbim të mosshpalljes non grata nga SHBA.

Gjithashtu, Murrizi tregon një rast se si Dorian Duçka dhe Agron Neza i kërkuan 1 mln dollarë një biznesmeni për t’i mbyllur problemet.

Dhe më pas Duçka dhe Neza ishin parë në një tavolinë me Taulant Ballën.

“Rasti McGonigal ka nxjerrë në pah një qelbësirllëk që ishte në tavolinë. Në 2019 vendosa të mos shkoj pas marrëzisë kolektive të djeg mandatin. Kur erdhi Escobar, u tha që ka shkuar të çojë një listë te Luli dhe një listë te Rama, janë 153, 186 persona thonin, ishte presion për të gjithë ata që trembeshin për punë vize, shpallje, tenderash. Pas asaj qe shtuar doza e gjuetisë.

Në dijeninë time, si njeri që nuk mbyllet në “Kullën e Fildishtë”, por jam në terren dhe takoj njerëz, shuma i kalon 50 mln euro. Ishte shndërruar si zyrë përmbarimi që bënte ekzekutimin e vendimeve gjyqësore privatisht. Si këta që mblodhën borxhet e CEZ, që po shkojnë në SPAK. Ustallarët jepnin listën dhe i thonin Safeti ka lek, Myslimi s’ka por pak kërkoji, kësaj medias do t’i thuash për 1 mln dollarë, tjetrit për 3, këtij që ka kazinonë për 2 milionë euro etj.

Kam patur kontakt me një që i kishin shkuar në zyrë përpara, Duçka me Nezën në emër të McGonigal, na jep 1 mln dollarë se ti i ke ca probleme atje dhe ta mbyllim. Dhe rastësisht, tha, pasi unë u shpalla, gjej bashkëvajtuesin tim në një tavolinë pas Kryeministrisë, pra hallexhiu, këta dy dhe Taulant Balla. I them bashkëvajtuesit mos harxho ndonjë lek kot se erdhën tek unë dhe nuk u dhashë. Nga ai hetim, unë besoj, ngaqë bëhet atje hetimi, jo nga Kraja, ata janë shumë të ofenduar. Është njëlloj si të tentojë që të blejë Ramën, Berishën, apo Bajram Begajn, kryeplaku i Shënkollit, janë shumë të ofenduar. Kur e blen Rama, po presidetni i Kinës, po Putini, po Irani…, është shumë e rëndë për ata.

4 deputetë të PE po vuajnë në burg për të kundërtën e aktit të McGonigal. Deputetët e PE me pagesë kanë bërë avokatin e Katarit. Ky ka marrë armën në dorë për të vrarë opozitën dhe pluralizmin e një vendi anëtar të NATO-s, ky është vrasës me pagesë. Ato 225 mijë dollarë do i falja po të lobonte për heqjen e vizave të shqiptarëve, për të sjellë të mira amerikane, do t’i pranoja”.   

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.