I forti me “Lamborghini” shan policinë në mes të Tiranës /VIDEO

armar sh me lamboKundërshtimi i efektivëve të policisë dënohet me ligj. Kështu i ka ndodhur një 25-vjeçari në kryeqytet, i cili reagoi ashpër ndaj gjobitjes nga një punonjës i Policisë Rrugore. Një video amatore e siguruar nga “News 24” tregon sesi një qytetar i kundërvihet policit, i cili e gjobit për shkelje të semaforit. Drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini” me targa AA464KF, Amar Sh., 25 vjec, në video fyen rëndë policinë, ndërsa kolegu i këtij të fundit mundohet ta qetësojë.

Replikat 

Armar Sh.: A të q… motrën. Mbaje mend ça kam për të të bërë, mbaje mend. Ik ore plehër m…, ik ore plehër.

Polici: Ça do bësh ti? Ça do bësh?

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga dy punonjësit e policisë rrugore, të cilët kanë kërkuar edhe përforcime të patrullave. Ai është proceduar për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë, si dhe duhet të paguajë një gjobë të majme për shkelje të semaforit.

Share it :