Hoxha: Rasti ‘Veliaj’ nuk është thjesht gjyqësor, por situatë me prapavijë politike
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se, kjo nuk është thjeshtë një proces gjyqësor, por një proces me prapavijë politike, pasi dikush kërkon ta mbajë brenda në qeli.
Hoxha solli në diskutim precedentë të mëparshëm në politikën shqiptare, duke përmendur rastin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, si dhe mënyrën se si është trajtuar çështja e mandateve dhe masave të sigurisë ndaj zyrtarëve të zgjedhur.
Sipas tij, në disa raste është aplikuar standard i dyfishtë, duke përmendur situata kur zyrtarë kanë vijuar ose jo ushtrimin e detyrës pavarësisht masave të sigurisë apo vendimeve të mëvonshme gjyqësore.
Pra, kur u kërkua që Agim Kajmaku të mos kandidonte, sepse sipas ligjit për dekriminalizimin nuk kishte treguar një rast banal që kishte qenë në hetim atje për falsifikim parash dhe kishte qenë me emrin Jorgo Toto, Rama i doli në mbrojtje dhe ai kandidoi.
Ishin ato zgjedhjet pa kandidat. Dhe në krye të tre muajve, pra mbasi ai mori detyrën, KQZ ia heq mandatin. E shkarkon pra dhe ia heq mandatin, sepse ky nuk e kishte treguar këtë fakt. Pra, imagjinoni po të përdorej ky standard për Ilirjanën a Gjonkën.
Pra, Agim Kajmaku e hëngri për s’kishte deklaruar që kishte qenë me Jorgo Toto atje, siç kanë qenë gjysma e shqiptarëve në Greqi.
Mirë që e shkarkuan. Agim Kajmaku shpallet në kërkim. Tetë muaj në kërkim, nëse kujtoni, ishin ato ‘Kajmaku mbahu fort, dil e fol’. U sëmur Kajmaku, shkoi në një spital privat, vijnë e arrestojnë te spitali. Të nesërmen Gjykata e Apelit e çoi Kajmakun në detyrim paraqitjeje. Pra, edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë e kishte lënë në arrest me burg, Gjykata e Apelit ia zbuti masën, e çoi në detyrim paraqitjeje, edhe pse ishte në kërkim.
Pastaj ç’bëri Kajmaku? Bëri të futi një gjyq në Gjykatën Administrative për shkarkim të padrejtë dhe i merr shtetit 44 rroga, pra një mandat të plotë qeverisës. Pra, Vora ka qenë me dy kryetarë bashkie. Një e kishte Kajmaku.
Mirë që këto ia mori si kryetar i Bashkisë dhe anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë, po shkoi e i merr dhe KQZ-së nja 30 mijë euro të tjera, sepse gjykata thotë 15 mijë euro i është shkaktuar dëm moral atij, 7 mijë euro për fëmijët dhe për gruan secilit, domethënë i merr dhe nja 30 mijë euro të tjera. Edhe pse italianët pastaj e shpallën në kërkim për trafik droge e histori të tjera më mbrapa.
Pastaj u fut në ‘holli’ ai, u fut aty ku lëvizte kokaina me lulet. Por shiko çfarë ka ndodhur dhe çfarë standardi u ndoq. E mbrojtën kur duhej të mos e lejonin të kandidonte, e arrestuan mbasi mori mandatin, doli, i mori dhe lekët e gjithë mandatit dhe rrogat dhe doli i pafajshëm për atë gjë, dhe më mbrapa ishin italianët që e arrestuan, se për ne mbaroi punë ai.
Në rastin konkret, pra ne kemi një kryetar bashkie në detyrë, i cili praktikisht e merr rrogën, si Kajmaku. E merr rrogën, por në rastin e Kajmakut u vendos një kryetar tjetër. Edhe Kajmaku, po e mbaj mend, delegoi një nënkryetar bashkie, mban mend atëherë… e delegoi dhe s’e pranuan.
Tani vijmë te rasti tjetër. A ka shembull në Shqipëri që një kryetar bashkie nga arresti shtëpiak ka vazhduar detyrën? Po, është rasti i Rexh Byberajt në Tropojë. Pra, është lënë kryetari i Bashkisë në arrest shtëpie. Arresti shtëpie dhe arresti me burg janë njëlloj ligjërisht. Pra, quhen një ditë e gjysmë burg.
Pra, po marr rastin më të thjeshtë që e njohin të gjithë, rastin Berisha. Pra, Berisha vërtet është në arrest shtëpie, por është e njëjta gjë si arresti me burg. Pra, ishte në arrest, burg. Vetëm se s’e çoni dot, por ato quhen një ditë e gjysmë burg.
Në rastin konkret, në rastin e Erion Veliajt, ajo që po mundohet të bëjë Veliaj, mbasi ishte ai 6-mujori i presionit, i sulmeve, i atyre problemeve që dolën në media me prokurorin, çështja direkte që ka me prokurorin, sepse e ka akuzuar direkt prokurorin e çështjes, Olsi Dadon, dhe ka një gjykim tashmë drejtpërdrejt me prokurorin e çështjes.
Tani jemi në këtë situatë. Dhe kjo vërtet nuk gjen shpjegim, pra që Gjykata Kushtetuese e lë në detyrë dhe Këshilli Bashkiak apo Parlamenti i Tiranës s’e shkarkoi. Po Këshilli Bashkiak si e shkarkoi? E thanë qartë atë. Ndërkohë kërkoi kryeministri. Pra, kryeministri e bëri pjesë të vet.
Dhe sot ky vendim që është dhënë sot… unë jam i bindur që nëse do të kishte minimumin një interferim të thjeshtë të kryeministrit për ta liruar Veliajn, Veliaj mund të shkonte minimalisht në arrest shtëpie, që është po ashtu i njëjtë si arresti me burg. Po jo, është atje, pra është në izolim. Dhe është në izolim pikërisht për këtë gjë.
Nuk është çështje thjesht gjyqësore për mua. Veliaj nuk është për atë që ne kemi folur kaq vite. S’ka as inceneratorë, as në vëllazëri, as ku di unë çfarë… leje ndërtimi, s’është për asgjë nga ato.
Pra duket që e kanë çuar për çështje personale, sepse po të ishte për këto çështje të tjera del drejtori i lojërave të fatit, pra i madhi, por është për çështje personale dhe ai thotë: ‘shiko këtu s’kam çfarë të bëj unë se e ke ti përgjegjësinë’. Po ku isha unë? S’ke ti akuzë, dhe vërtet nuk ka. Ne kemi parë te inceneratorët, e kanë gjetur ata. Kalon Teri në rrugë, e kapin e fusin brenda.’, tha Artan Hoxha në SYRI TV




