Horror/ PAMJE TË RËNDA / Përgjaket protesta te Kryeministria! Qëllohet në fytyrë me gëzhojën e gazit lotsjellës, burri i gjakosur ndihmohet nga qytetarët
Pamjet më të rënda deri më tani janë regjistruar përpara godinës së Kryeministrisë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë marrë përmasa të frikshme.
Një burrë ka mbetur i plagosur dhe është gjakosur totalisht në fytyrë pasi është goditur direkt nga një prej gëzhojave të bombolave të gazit lotsjellës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gëzhoja e lëndës lotsjellëse është lëshuar nga forcat e rendit në lartësi njerëzore, duke e kapur qytetarin drejtpërdrejt në pjesën e fytyrës.
I mbuluar nga gjaku dhe në gjendje tronditjeje, i dëmtuari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit e tjerë dhe qytetarët e pranishëm në bulevard, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë thirrur me urgjencë shërbimet mjekësore.
Përdorimi i gazit lotsjellës në nivelin e trupit dhe lartësinë e syve po shkakton lëndime gjithnjë e më të rënda mes pjesëmarrësve, ndërsa paniku dhe revolta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë rritur ndjeshëm.




