Të paktën 31 persona gjetën vdekjen dhe më shumë se 90 u plagosën pasi disa terroristë u futën me makinat e tyre në një treg të hapur në Urumqi, në veriperëndim të Kinës, duke hedhur eksploziv nga dritaret e makinës.
Sulmi ndodhi rreth orës 7:50 sipas orës lokale në një rajon që është përballur me sulme të tilla kohët e fundit.
Ministria e Sigurisë Publike tha se ky ishte një incident i rëndë terrorist.
Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar të paktën 4- 5 shpërthime, ndërkohë që në flakë përfundoi edhe një makinë.




