Ata që janë në çift do të kalojnë momente pasiononte dhe të zjarrta pranë të dashurit të zemrës. Edhe personat që kanë pasur debate do t’i sqarojnë dhe do të ndihen më të qetë. Pritet që jeta sentimentale e beqarëve të shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Pas kaq kohësh do mund të keni takimin që kishit ëndërruar. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.
Demi
Klima për jetën në çift do fillojë të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do vendosni sërisht komunikimin me partnerin dhe gjërat do kthehen në normalitet. Rrethanat do favorizojnë takime për beqarët. Mos i humbni mundësitë e mira që do iu jepen. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos shpenzoni pa u menduar. Prisni sa të stabilizohet më shumë situata.
Binjakët
Ka rrezik që çiftet të kalojnë një krizë sot dhe do hezitojnë të marrin vendime. Nëse mendoni se bëhet fjalë thjesht për disa keqkuptime, disa fjalë tek veshi apo një dhuratë e bukur mund ta përmirësojë situatën. Beqarët do kenë një ditë të paqëndrueshme dhe do bënin mirë mos linin takime. Në planin financiar mund të përballeni me disa probleme. Tregohuni shumë të matur.
Gaforrja
Më në fund klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet. Do e keni më të lehtë të flisni lirshëm me partnerin dhe do kuptoheni më mirë më të. Beqarët do kenë një takim eksitus i cili edhe mund t’ua ndryshojë jetën. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë që të mundni. Në planin financiar do menaxhoni çdo gjë me kujdes dhe do arrini të vendosni ekuilibrin. Iu lejohet edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Luani
Jeta në çift do jetë e bekuar nga yjet gjatë kësaj dite. Do ndiheni jashtëzakonisht mirë dhe të përkëdhelur nga partneri. Beqarët mund të tentojnë të fillojnë një lidhje me dikë që iu pëlqen sepse planetët do jenë në anën e tyre. Ka gjasa që personi në krah të jetë vërtet shpirti binjak. Qetësia do mbizotërojë në planin financiar. Mund të shpenzoni pak më shumë për t’ia bërë qejfin vetes.
Virgjëresha
Influenca e Uranin nuk do jetë shumë e mirë për jetën në çift. Atmosfera do jetë e turbullt dhe herë pas here mund të debatoni me partnerin. Për beqarët do jetë një ditë më e favorshme. Jo vetëm që do ketë takime dhe propozime, por mund të fillohen edhe lidhje afatgjata. Shfrytëzojeni çdo moment. Financat do vijnë duke u përmirësuar dhe do ndiheni më të qetë.
Peshorja
Në jetën në çift nuk do keni ndryshime të mëdha gjatë kësaj dite. Megjithatë emocionet do ekzistojnë dhe probleme të mëdha nuk do keni. Sektori i dashurisë së beqarëve do influencohet mjaft pozitivisht nga planetët. Priten takime madje edhe dashuri me shikim të parë. Intuita do iu ndihmojë të përmirësoni financat dhe të keni mundësi të shpenzoni pak më tepër.
Akrepi
Ka mundësi të keni mosmarrëveshje gjatë kësaj dite me partnerin tuaj. Bëni kujdes mos e teproni me fjalët sepse situata do përkeqësohet më shumë. Nëse jeni beqarë, dilni sa të mundni mos qëndroni në shtëpi. Vetëm në këtë mënyrë do keni mundësi të njiheni me persona të rinj. Në planin financiar do keni fat. Më në fund do arrini të realizoni investimet e nevojshme.
Shigjetari
Nëse jeni në çift do e përforconi edhe më tepër bashkëpunimin sot dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë partnerit. Disa mund të kenë një rizgjim të pasionit. Dashuritë me shikim të parë nuk do mungojnë për beqarët. Shfrytëzojini sa të mundni takimet dhe do dilni të fituar. Për sa i përket planit financiar, nuk priten probleme të mëdha megjithatë shpenzimet duhet të jenë të menduara.
Bricjapi
Qetësia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë në jetën në çift sot. Nuk do keni asnjë problem dhe do ndiheni më së miri. Beqarët do jenë joshës dhe sharmantë. Pa u lodhur shumë do gjejnë personin që kanë kërkuar prej kohësh dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar do bëni çmos ta stabilizoni situatën. Do lodheni pak por është e sigurtë që do ia dilni mbanë.
Ujori
Yjet do jenë në favorin tuaj në planin sentimental. Nëse jeni në çift do arrini të zgjidhni problemet që keni pasur dhe do tregoheni pak më tolerantë. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme të cilat mund t’ua ndryshojnë edhe statusin. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nuk duhet humbur për asnjë moment sensi i maturisë dhe kursimit.
Peshqit
Në jetën në çift do keni shumë surpriza gjatë kësaj dite dhe ato do e largojnë rutinën e përditshme. Do diskutoni për gjithçka me partnerin, madje edhe për disa detaje të jetëve tuaja në të kaluarën. Beqarët do kenë disa takime por nuk duhet të fillojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar mos bëni gabim të dëgjoni këshillat e të tjerëve sepse do ngeleni pa asnjë lek.





