Hitleri vdiq në Amerikën Latine 95 vjeç

hitleriKa shumë spekulime për vdekjen e tij. Së fundmi janë shtuar zërat se Hitleri ka vdekur diku në Amerikën Latine, pasi u arratis në fund të Luftës së Dytë Botërore. Një libër i ri thekson se ka edhe një foto që provon se Hitleri ka vdekur në Amerikën Latinë në moshën 95 vjeç. Autorja e librit thotë se Hitleri u arratis në Argjentinë, më pas në Paraguai dhe vdiq në një qytet të vogël pranë kufirit brazilian me Bolivinë në vitin 1984. Autorja Simoni Renne Guerreiro, nga Brazili, thotë se Hitleri ishte vendosur në atë qytet në kërkim të thesareve, sipas një harte që i kishin dhënë aleatët e tij në Vatikan. Në qytet, ai jetoi me emrin Adolf Leipzig dhe banorët e njihnin me emrin ‘Gjermani i vjetër’. Simoni thotë se do bëjë edhe një test të ADN-së tek të afërmit e Hitlerit, që tani jetojnë në Izrael, pasi ka marrë leje për të zhvarrosur eshtrat e Adolf Leipzig në Nossa Senhora de Livramento.

 

 

 

I gjen rrobat e saja të vjedhura, në trupin e hajdutes

Policia në Uashington ka bërë me dije se ka arrestuar një hajdute të dyshuar pasi viktima e saj e kishte parë atë me rrobat e saj të humbura. Policia në Qarkun King thotë se rasti ka ndodhur javën e kaluar kur viktimës i është vjedhur çanta të cilën e kishte lënë në një tavolinë në kafiterinë Starbucks në Covington. Mirëpo, kur viktima (femër) u kthye në shtëpinë e saj në Maple Valley, pasi e kishte raportuar rastin e vjedhjes së çantës, ajo gjeti një taksi në oborrin e saj.  Shoferi i taksisë i kishte thënë asaj se dikush nga ajo shtëpi e kishte thirrur për ta marrë dikë, ndërkaq viktima, e cila ishte së bashku me të vëllanë e saj, e thirri policinë menjëherë. Policia e Maple Valley dhe e Qarkut King thanë se kur ata arritën në shtëpi, askush nuk ishte brenda, por mungonin disa rroba. Mirëpo, më e çuditshmja ishte se në shtëpi u gjetën edhe disa rroba të cilat supozohet se hajdutja i kishte lënë prapa. Hetuesit thanë se viktima e këtij rasti i kishte telefonuar policisë ditën e nesërme derisa ajo dhe vëllai i saj dolën për të ngrënë në një restorant në Maple Valley kur panë një femër me rrobat e saj të vjedhura. Ajo gjithashtu u identifikua edhe nga dëshmitarët si vjedhësja e çantës. Tek e dyshuara, e cila u gjet duke u fshehur në banjë të restorantit, u gjetën edhe gjësende tjera të marra nga shtëpia e viktimës. 28-vjeçja u arrestua nën dyshimin e vjedhjes.

 

Dallgë misterioze akulli kërcënon fshatin Enurmino në Siberi

Shkencëtarët dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë tani shkakun e dukjes së masivit gjigant të akullt në formë dallge, me lartësi deri në 9 metra, pranë fshatit të largët siberian Enurmino, në bregun e Detit të Çukçi (Chukch Sea).Sipas njoftimeve të banorëve lokalë, pirgu gjigand në formë dallge prej akulli, me një shtrirje disa kilometra, u shfaq papritmas pak ditë më parë i shoqëruar nga një uturimë e fuqishme dhe u ndal vetëm disa metra nga bregu.
Ekspertët janë të prirur të besojnë se kjo është një thyeje e masivit prej akulli të krijuar përgjatë bregut të detit në periudhën e dimrit, e cila zakonisht ndodh për shkak të erërave të forta dhe përplasjes së dallgëve pas tij nga e detit. Një fenomen i tillë është vënë re në mënyrë periodike në bregdet, por jo në një shkallë të tillë kaq të madhe, mjaft impresionuese, duhet thënë.

 

Transplantimi i mustaqeve,  një punë e leverdishme në Turqi

Transplantimi i mustaqeve po bëhet një biznes gjithnjë e më i leverdishëm në Turqi. Këtë e dëshmon shifra 35 milionë euro që solli kjo “degë e re ekonomike” . Edhe pse mustaqet në Perëndim kaherë kanë dalë nga moda, në Turqi dhe në Lindje të Afërt ku gjendet aforizmi “Burri pa mustaqe si shtëpia pa ballkon”, ato shprehin mashkullinë, pjekurinë dhe forcën. Antropologu nga Instituti francez për gjuhë e letërsi turke në Stamboll , Benoix  Flice sqaron se forma e mustaqeve flet për përkatësinë politike të bartësit të tyre. “Mustaqet e shpeshta e të trasha, sikur ato të Stalinit, barten nga majtistë ose nga kurdë, mustaqet e holla sikur ato të kryeministrit Erdogan barten nga konservatorët, ndërsa mustaqet e imëta rëndom pëlqehen nga djathtistë”,pohon Flice. Për këtë arsye një numër ekspertësh që merret me transplantim flokësh në Turqi, ka vendosur t’iu bëjë çarenë  burrave që nuk kanë, nga natyra, aq sa do të kishin dashur mustaqe. Aktualisht në Stamboll më shumë se 250 klinika merren me transplantim mustaqesh.

Share it :