‘Hetimet e vonuara’, Gjokutaj: A po bën SPAK lojë me dosjen Balluku, marrëveshje prapaskene…
Zhvillimet e fundit procedurale nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë rikthyer vëmendjen tek çështja e ish-ministres Belinda Balluku, por njëkohësisht kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi metodologjinë e ndjekur nga SPAK.
Sipas avokatit Genc Gjokutaj që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, veprimet hetimore janë të domosdoshme për zbardhjen e së vërtetës, por ai thekson se rendi i kryerjes së tyre është thelbësisht i gabuar. Ai argumenton se të gjitha verifikimet duhet të ishin kryer përpara se SPAK t’i drejtohej Kuvendit për autorizim.
SPAK-u ka shkuar në kuvend pa bërë këto kontrolle të domosdoshme, pa evidentuar provën qenësishme, pa formatuar akuzën,” deklaroi Gjokutaj. Ai vë në dukje se akuza aktuale për “shkelje të barazisë në tendera” është e paplotë dhe se hapat hetimorë duhet të kishin paraprirë veprimin për kërkesën në parlament.
Avokati, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, hodhi dyshime të rënda, duke e cilësuar situatën si një “lojë me afatet” nga ana e SPAK-ut, apo edhe si rezultat i një “marrëveshjeje nga prapaskenat”.
Flavio Qarri: Zoti Gjokutaj, do të doja komentin tuaj paraprakisht. Këto zhvillimet procedurale nga ana e BKH-së, a tregojnë që po rikthehet vëmendja te Balluku?
Genc Gjokutaj: Shikoni, Flavio, këto si veprime procedurale janë veprime të domosdoshme, për të arritur atje tek e vërteta po themi dhe çfarë ka ndodhur. Por të gjitha këto veprime duheshin kryer përpara se të shkonte në kuvend SPAK-u. Sepse SPAK-u ka shkuar në kuvend pa bërë këto kontrolle të domosdoshme, pa evidentuar provën e qenësishme, pa formatuar akuzën, pa i vënë atë akuzë që duhet sepse akuza akoma është shkelje e barazisë në tendera. Pra, në mos qoftë lojë me afatet e SPAK-ut, për një marrëveshje nga prapaskena, këto veprime duheshin kryer që në krye të herës. Pra, dhe mbasi të kryheshin të gjitha veprimet e domosdoshme, kursehej edhe koha për të ngritur një akuzë konkrete.
Një akuzë e cila ose do konfirmohej, pra korrupsioni pasiv, ose nuk do të konfirmohej. Në mënyrën si po vepron SPAK-u, po konsumohet një afat procedural. Kini kujdes, në rast se ata do riformatojnë akuzën, në një akuzë më të rëndë dhe do të shkojnë prapë në kuvend për të kërkuar një masë sigurimi si të parën, por të shtuar me faktet e reja, ne nuk kemi garanci nëse Edi Rama do e mbajë dhe tre muaj të…




