Hera e dytë brenda 4 ditësh, ambasadori amerikan shkon sërish në SPAK

Hera e dytë brenda 4 ditësh, ambasadori amerikan shkon sërish në SPAK

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

Ai ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Kujtojmë që edhe 4 ditë më parë, diplomati amerikan u takua me dy drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vizite.

Share it :