Harta e re territoriale, reagon Meta: Është akt diktatorial, nxit shpopullimin

Harta e re territoriale, reagon Meta: Është akt diktatorial, nxit shpopullimin

Presidenti i Partisë së Lirisë reagoi nga qelia për miratimin që maxhoranca i bëri në mesnatë me fuqinë e kartonut referees së re territoriale, që shkrin 15 bahski të vendit.

Në një intervostë ekskluzive për Syri.net, Meta tha se se harta e re është një akt dikatorial që nxit shppullimin, ndërs atha se opozita duhet të nisë menjeherë përgatitjet për zgedhjet lpkale dhe të garantojë zhberjen e asaj që e cilëson reformë elektorale.

U provua qartë se nuk kemi të bëjmë me një reformë, por me një akt diktatorial që synon të arrijë jo vetëm një stad shumë më të lartë të centralizimit edhe të pushtetit vendor e bashkë me të, të financave vendore, prokurimeve, resurseve natyrore, kontrollit patronazhist të administratës vendore dhe territorit, por edhe me një objektiv të qartë, thellimin e shpopullimit të mëtejshëm të vendit dhe zonave rurale. Opozita jo vetëm që duhet të nisë përgatitjet për zgjedhjet lokale që tani, por edhe të garantojë qytetarët e 15 bashkive që në rastin më të parë, akti mizor i 85 “diellave” do të zhbëhet. Dhe që kjo të ndodhë ato jo vetëm nuk duhet të largohen, por duhet të qëndrojnë dhe ndëshkojnë pabesinë e “Rilindjes” që në zgjedhjet vendore që po afrohen.Njëkohësisht duhet bërë gjithçka që të zhbëhet ky Parlament i inkriminuar dhe të shkohet drejt një Qeverie Teknike për zgjedhjet parlamentare, si në Maqedoninë e Veriut

Meta foli edhe për skandalin me Shërbimin Informative Shtetëror, dhe dëmin që sjell në mardhënëiet e Shqipërisë me parneterët ndërkombar.

Në radhë të parë ky skandal provon inkriminimin edhe të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, por edhe publike. Së dyti, vret besimin e të gjithë bashkëpunëtorëve (informatorëve) vendas dhe të huaj të këtij shërbimi pasi të dhënat e tyre mund të ekspozohen dhe jeta e tyre mund të rrezikohet. Ndaj duhet hetim parlamentar se ç’ka ndodhur në SHISH gjatë këtyre 3 viteve që nga ndryshimi i organigramës, personelit dhe verifikimi i integritetit të gjithë dokumentacionit, arkivit etj. Ashtu siç duhet hetuar nga Kuvendi a është respektuar sipas ligjit procedura e emërimit nga të gjitha hallkat dhe secili të mbajë përgjegjësi ligjore e politike.

Presidneti i PL, komentoi edhe proceson zgjedhor në Serbi, ku theksoi se çdo shqiptar ka mundësi të votojë atje dhe t’i japë vlerë votës personale, e po kështu peshë, zërit të shqiptarëve.

Share it :