Trajneri i Bayern Munich-ut, Pep Guardiola, është shprehur i ngazëllyer që skuadra e tij ka arritur fitoren e 1000-të në Bundesligën Gjermane. “Bavarezët” dje me fitoren kundër Këlnit (4-0), kanë arritur rekordin e ri në elitën e futbollit gjerman, duke u bërë skuadra e parë që arrin 1000 fitore. Tekniku spanjoll tha se ky sukses është i jashtëzakonshëm. Ai thotë se ky sukses i dedikohet gjithë njerëzve që janë dhe që kanë qenë të në kaluarën pjesë e gjigantit gjerman. “Janë 1000 fitore, është e jashtëzakonshme. Ky sukses u dedikohet të gjithë trajnerëve, tifozëve, lojtarëve dhe të punësuarve që bënë të mundur prekjen e këtij suksesi”, – ka thënë ish-trajneri i Barcelonës. Bayern Munich kryeson tabelën më 30 pikë, dhjetë më shumë së Borussia e Dortmundit.




