Grupi hetimor duhet të regjistrojë procedimin penal për “vrasje” për rastin e Lear Kurtit

Konkluzione qe dalin nga njoftimi zyrter per vdekjen e te ndjerit Lear Kurti:

 

1. I ndjeri ne vrapim te sforcuar per tju larguar policise e ka te pamundur gelltitjen e cfaredo sendi per me teper qe itinerari i ndjekjes deri ne kapjen eshte vetem 200 metra!

2. Te dhenat e bera me dije dhe kohezgjatja nga ndjekja deri ne dokumentimin e gjendjes se te fiketit apo pa ndjenja e perjashtojne versionin zyrtar. Edhe nese do te supozojme se i ndjeri ka gelltitur lenden narkotike ajo nuk mund te shkaktoje toksikim brenda pak minutave shtuar ketu qe lenda narkotike e supozuar ka qene e ambalazhuar!

3. Berja e autopsise shume me heret se ligji i bazuar ne kritere shkencore percakton (12 ore pas vdekjes) ka patur qellim mos dokumentimin e demtimeve ne trup te shkaktuara nga dhuna te cilat me kalimin e kohes theksohen gjithmone e me shume dhe behen te dukshme!

4. Moslejimi i nje familjari ne berjen e autopsise referuar rrethanave konkrete te ngjarjes dhe mekanizmit te saj eshte nje tjeter veprim qe ka synuar pengimin e zbulimit te se vertetes!

 

Kaq eshte e mjafte per grupin hetimor qe se paku te regjistroje procedimin penal per “vrasje”! Te tjerat jane propagande!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :