Greqia ka publikuar në fletoren zyrtare rregulloren e re për emigrantët shqiptarë. Sipas rregullores emigrantët shqiptarë do të lejohen të kalojnë lirshëm me vërtetimin të lejes së qëndrimit deri më 31 dhjetor 2024.
Kjo rregullore hedh poshtë atë të mëparshmen, sipas së cilës shqiptarët në Greqi do të pengoheshin të qarkullonin pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit.
Sipas vendimit, kjo vlen për ata që janë mbajtës të një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi; për ata që janë mbajtës të një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe “të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.”




