Një aksident i rëndë me tre të vdekur është shënuar në Gramsh mëngjesin e sotëm.
Drejtuesi i mjetit tip ‘Fuoristradë’ në të cilin udhëtonin katër persona, ka humbur kontrollin e makinës duke shkaktuar aksidentin.
Viktimat janë Aleksadra Taragjini, Artur Ibro 25 vjeç dhe Yzafer Cingërrima, i cili drejtonte mjetin.
Aksidenti ndodhi në fshatin Kodovjat, ndërsa mësohet se ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Mehmet Taragjini.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore,nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të aksidentit.




