Goditja me leva e avokatit Mëngjesi dëshmon nervozizmin e regjimit të Ramës’

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, pas sulmit që iu bë sot avokatit të njohur Sokol Mëngjesi, deklaroi se “dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare.”

“Goditja me leva e avokatit Mëngjesi, – reagoi Boçi në Fb, –  dëshmon qartazi nervozizmin e regjimit të Ramës e veglave të tij, përballë rritjes së zemërimit qytetar e rritjes së forcës së opozitës, si dhe konfirmon bashkëpunimin e tij me çdo bandit të vogël apo të madh për të goditur çdo opozitë përfshi dhe atë juridike.

Avokati Mëngjesi është mbrojtës jo thjesht i Berishës, por dhe i të vërtetave të opozitës përballë një sistemi drejtësie që po dëshmohet çdo ditë si aparat politik i regjimit. Ky akt është kumbim alarmi i gjendjes së drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare. Kushdo që ka dashur të dërgojë ndonjë mesazh do të marrë përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm,” garantoi deputeti.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :