Gjyqi penal ndaj Donald Trump nis muajin e ardhshëm: E bëjnë se jam duke garuar për president dhe kam sukses

Një gjykatëse në Nju Jork e ka refuzuar të enjten kërkesën e Donald Trumpit për ta hedhur poshtë aktakuzën kundër tij në lidhje me pagimin e një ylli të pornografisë për të heshtur, duke i hapur rrugën gjykimit penal të një ish-presidenti amerikan për herë të parë në histori.

Gjykatësja Juan Merchan e caktoi 25 marsin si datë për fillimin e rastit – i cili është njëri nga katër rastet penale me të cilat po përballet Trumpi, në një kohë kur ai është duke luftuar për t’u nominuar kandidat për president nga republikanët për ta sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Trump, 77 vjeç, i kishte kërkuar Merchanit ta hidhte poshtë aktakuzën 34-faqeshe, ku ai akuzohet se i kishte falsifikuar regjistrat e biznesit për ta mbuluar një pagesë 130.000 dollarë që ia kishte bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, para zgjedhjeve të vitit 2016.

Por, Merchanit iu deshën më pak se 10 minuta për ta hedhur poshtë kërkesën e tij dhe për ta konfirmuar 25 marsin si datë të fillimit të gjyqit ndaj tij.

 

 

Pas seancës dëgjimore, Trumpi i përsëriti pretendimet se ky rast është i motivuar politikisht.

“Ata nuk do ta kishin sjellë këtë rast përveç faktit se unë jam duke garuar për president dhe po kam sukses”, tha Trump në korridorin e gjykatës.

Aktakuza ka të bëjë me dyshimet që rrodhën nga pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për t’i heshtur pretendimet e Stormy Daniels se Trump kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore me të.

Trumpi i ka mohuar akuzat.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :