Gjokutaj: Vendimi unifikues i GJL për të liruar Karçanaj, s’funksionoi për Metën! Ramës i doli boja

Gjokutaj: Vendimi unifikues i GJL për të liruar Karçanaj, s’funksionoi për Metën! Ramës i doli boja

ftuar sot në studion e “Task Forcë’ në Syri Tv, avokati Genc Gjokutaj thotë se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë u prodhua për të favorizuar Mirlinda Karçanaj, ish drejtuesen e AKSHI-t.

Në vend që të sillte qartësi juridike, është shndërruar në një mjet për aplikim të pabarabartë të ligjit. Rasti flagrant është ai i Zotit Meta i cili prej gati dy vitesh vijont ë qëndrojë në paraburgim dhe Gjykata e Posaçme (GJKKO) as sot nuk përfilli vendimin unifikues. Provë se ai po përdoret në mënyrë selektive dhe është kthyer në një mjet “propagandistik”, pa fuqi detyruese universale për të gjitha gjykatat.

Deklarata e Genc Gjokutaj

Po ta ndiqni me vëmendje, Rama përdori kuvendin për të mbrojtur Ballukun. Dhe nuk e kishte këtë shans për Karçanajn. Për të shkuar në kuvend, pasi ajo nuk kishte këtë mbrojtje parlamentare siç e kishte Balluku dhe menjëherë u projektua dhe u ideua një vendim unifikues që bën fjalë për një kotec pulash, në të cilin çuditërisht zuri gjithë AKSHI-n brenda. Dhe për ironi të fatit të keq të këtij pushteti, po ta ndiqni, kur u bë vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë dhe sa ditë mbrapa e liroi Gjykata e Lartë. Pra, edhe datat janë kombinuar, Gjykata e Lartë nuk e ka zbardhur akoma vendimin.

Ka dhënë një përmbledhje të vendimit dhe brenda disa ditësh po kjo gjykatë e lartë ë, bëri lirimin e zonjës Karçanaj.

Sonila Meço: Pra nuk ka koincidencë këtu.

Genc Gjokutaj: Jo jo, absolutisht, vetëm, shiko, vetëm në drejtësi nuk ka koincidencë.

Shikoni edhe koha, Të të gjendet dosja në Gjykatë të Lartë dhe data jote mbas shpalljes së vendimit unifikues për një çështje të tillë, e kupton? Kjo nuk flitet më për rastësi këtu. Dhe kjo duhej bërë shpejt e shpejt sa ishte jehona e këtij vendimi, që për mua nuk ka sjellë asnjë risi, sepse nuk e ka penguar, Kodi i Procedurës Penale i ka të gjithë parametrat, që i jep gjykatës lirinë që të verifikojë deri në 11 kushte dhe kritere, rrezikshmërinë e personit dhe të veprës, rrezikun e ikjes, prishjen e provave e të tjera e të tjera, të cilat janë inekzistente.

Dhe çfarë ndodh? Në rastin e zotit Meta.

Në rastin e zotit Meta, Gjykata e Lartë nxori zonjën Karçanaj dhe sot GJKKO-ja, nuk e përfilli fare atë atë vendim. Pra, ai vendim u mor dhe u shit dhe ai është një vendim propagandistik, i cili nuk i ka, apo gjykatat nuk i përfillin tiparet që ka një vendim njësues, i cili ka fuqinë e ligjit dhe është i detyrueshëm për gjykatat e mëposhtme. Atëherë çfarë detyrimi ndjeu gjykata sot ndaj një vendimi të tillë që funksionoka për zonjën Karçanaj dhe nuk funksionon për zotin Meta?

Ky është problemi dhe këtu nuk jemi, në kushtet e rrezikut, këtu po ndodh.

Kjo është një platformë politike e menduar mirë, gjatë dhe jo në moment, që u gjet kjo zgjidhje. Pra, zonja Ballukut duhej penguar arresti me kuvend, ndërsa për zonjën Karçanaj që nuk i ka ato rrethana që gëzonte zonja Balluku, duhej bërë një vendim unifikues çfarëdo që të ishte ai, që këtë e ka në dorë gjithë Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, zoti Meta po bën dy vjet në burg. Kjo histori i doli boja, pra, edhe beteja e Ramës me sistemin e drejtësisë, si gjoja e drejtësi që po sulmonte pushtetin dhe një drejtësi që po sulmonte ekzekutivin, i doli boja sepse çudia më e madhe tre ditë zgjat, i doli boja

Share it :