Gjokutaj nga GJKKO: Në një sallë gjykohen falsifikimet e Irenës me disa mbiemra, në sallën tjetër ajo jep vendime

Gjokutaj nga GJKKO: Në një sallë gjykohen falsifikimet e Irenës me disa mbiemra, në sallën tjetër ajo jep vendime

Avokati I njohur Genc Gjokutaj ka postuar një mesazh në faqen e tij rrjetin e tij social facebook, ku tregon anët e kundërta të medaljes së drejtësisë aktuale ne Shqipëri,

“Ndodhemi në sallën e gjyqit në GjKKO ku po gjykohet nga Gjyqtari Paraprak vendimi i pushimit të procedimit penal në ngarkim të gjyqtares Irena Gjoka, Shpata, Maneku marrë nga SPAK!”

Ngjitur me sallën ku po parashtrojmë falsifikimet e gjyqtares Irena dhe të SPAK-ut vetë kjo gjyqtare në sallën pranë po jep vendim “Në emer të Republikës””, shkruan Gjokutaj.

Mesazhi:

Ndodhemi në sallën e gjyqit në GjKKO ku po gjykohet nga Gjyqtari Paraprak vendimi i pushimit të procedimit penal në ngarkim të gjyqtares Irena Gjoka, Shpata, Maneku marrë nga SPAK!

Ngjitur me sallën ku po parashtrojmë falsifikimet e gjyqtares Irena dhe të SPAK-ut vetë kjo gjyqtare në sallën pranë po jep vendim “Në emer të Republikës”!

Pra në të njëjtën godinë sot falë Reformës në Drejtësi është e mundur që individi Irena Gjoka në njërën sallë gjykohet si e akuzuar ndërsa në sallën ngjitur dënon shtetas shqiptarë si gjyqtare e GjKKO!

Ky është një realitet që as fantazia më e shfrenuar nuk mund ta imagjinonte! G

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :