Dy lazaratas, njëri për pengmarrje dhe tjetri për drogë, janë vënë në pranga nga policia. Efektivët e sektorit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur dje kapjen dhe ndalimi e dy shtetasve nga Lazarati të shpallur në kërkim dhe konkretisht: Alim Hallaçi, 46 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e e Gjirokastrës në datën 21 nëntor 2014 ka caktuar në ngarkim të këtij masën e sigurisë “Arrest në burg” për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”. Lefter Boçia, 52 vjeç, lindur në Lazarat Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi në datën 25 gusht 2015, rreth orës 21:00, në vendin e quajtur Vreshtat e fshatit Derviçian, për motive banale, ka lidhur me litar e goditur me grusht dhe me shkop druri në kokë dhe në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe më pas e ka futur në bagazhin e makinës së tij, 27-vjeçarin K. M., nga Libohova e Gjirokastrës.





