Gjelat përballë sprovës Nigeri

france nigeriFarncezët do të ndeshen me afrikanët që treguan një paraqitje shumë të mirë në sfidën e fundit ndaj Argjentinës

Gjelat dhe afrikanët do të përballen në një sfidë që do të na sigurojë shumë spektakël. Të dyja skuadrat kanë një lojë sulmuese dhe me shumë driblime, sprinte nga krahët dhe elementë që e bëjnë më të bukur për ta ndjekur. Ekipi i Deshampit duket në formën e tij më të mirë. Një skuadër që ka lënë mosmarrëveshjet mbas dhe është në formë të mirë. Në sulm e frikshme, në mesfushë krijuese dhe në mbrojtje një mur i vërtet. Një ekip që të jep shumë besim se do të shkojë larg. Ndërsa në krahun tjetër është Nigeria që është skuadra e vetme afrikanë që u kualifikua. Mos prisni një sfidë të lehtë! Kjo, pasi ekipi afrikan ka një skuadër shumë sulmuese dhe që mund të hapë problem nga momenti në moment me Musanë. Favoritë janë francezët, por asgjë nuk është e sigurtë. Përpara se ta mbyllnin fazën e grupeve me një barazim 0-0 përballë Ekuadorit në Maracana, Le Blues fituan bindshëm 3-0 ndaj Hondurasit dhe 5-2 kundër Zvicrës. Tekniku i gleave ne konferencën e djeshme u shpreh “ Jam shumë i kënaqur nga paraqitjet e djemve deri tani edhe pse përballë Ekuadorit mund të kishim luajtur akoma më mirë si skuadër. E rënëdësishme është që futbollistët janë në formë të mirë dhe të gjithë po përpiqen të japin maksimumin e tyre për të ndihmuar ekipin”. Në vijim numri 1 i stolit të përfaqësueses europiane foli për lehtësinë me të cilën skuadra që ai drejton i fitoi dy sfidat e para të këtij Botërori. “ ishte një gëzim i madh për mua dhe stafin tim të shihje skuadrën që fitonte me lehtësi. Jam krenar për atë që futbollistët kanë shfaqur deri tani në këtë Kupë Bote. Duhet ta vlersojmë paraqitjen tonë pasi kur shikon ndeshjet e tjera e kupton shumë mirë që në këtë Botëror nuk ka skuadra të lehta. Disa kombëtare të mëdha tashmë janë eliminuar ndërsa ne jemi ende këtu dhe kjo është dicka shumë pozitive”. Në fund një mendim i Deschamps edhe për kundërshtarin e rradhës Nigerinë. “ Përballë Nigerisë nuk do ta kemi të thjeshtë. i sigurt është fakti se ata do të na hapin shumë probleme pasi kanë në skuadër sulmues shumë të shpejtë që mund të bëjnë diferencën në cdo moment”.

 

Enejam: Ndaj Francës pa frikë

Ndërsa për Nigerinë ka folur gardiani i Nigerianve. Lojtari ka qënë një ndër më të rëndëishmit e skuadrës dhe ka ndihmua shumë skuadrën e tij. Ai u shpreh se ekipi i tij nuk do të niset e frikë dhe se kanë aftësitë e tyre për të bërë mirë. “Ne nuk kemi frikë asnjë skuadër. Nigeria ka kulturën e saj në futboll dhe ne do ti tregojmë botës se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Normalisht që Franca është skuadra favorite megjithatë gjithçka mund të ndodhë pasi në futboll surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Të luaj përballë kombëtares së “gjelave” për mua është si një ëndërr duke ditur faktin që jam edhe një lojtar i Lille në kampionatin francez të futbollit. Të gjithë në skuadër kemi besim te aftësitë tona dhe unë jam optimist se ne do të arrimë ta mposhtim Francën” ka deklaruar Enajama.

 

Gjermania favorite kundër Algjerisë, a ka surpriza ?

Ndeshja tjetër që luhet në kuadër të fazës së eliminatoreve është edhe Algjeria ndaj Gjermanisë. Një sfidë nga e cila Gjermanët duket se janë ata që do të kalojnë në fazën tjetër. Por gjithçka mund të ndodhi. Kjo pasi Algjeria mund të tregojë si ndaj Rusisë është një kockë e fortë. Ndryshe nga skuadra e Kapelos, ajo e Lëv ka një skuadër me shumë yje të mëdhenj dhe me eksperincën e duhur për të arritur më lart. Mirëpo edhe Algjeria ka kapacitet e duhura për ti rivalizuar dhe për të përsëritur vitin 1982 që kanë regjistruar edhe një fitore historike ndaj pancerave në këtë kompeticion. Skuadra e drejtuar nga boshnjaku Vahid Halilhodzic ka pak shanse por pavarësisht vështirësisë që paraqet kundërshtari mesfushori i Tottenham Nabil Bentaleb beson te një sukses i madh. “E dimë që duhet të punojmë shumë për të marrë një rezultat pozitiv përballë Gjermanisë. Që tifozët tanë të besojnë te një kualifikim i mundshëm i yni në çerekfinale më parë një gjë të tillë duhet ta bëjmë ne futbollistët. Nëse ne nuk kemi besim te aftësitë tona kush mund të besojë te ne. Do të luajmë me zemër dhe do të luftojmë gjatë gjithë kohës. Gjermania është një skuadër e madhe megjithatë edhe ne kemi futbollistë cilësorë në skuadër” ka deklaruar algjeriani.

 

Berhami dhe Higuain i frikësohen njëri tjetrit

Zvicra do të vërë përballë edhe disa shokë skuadre. Kjo pasi Behrami, inleri dhe Xhemaili do t’u duhet që të mbrojnë portën e tyre prej Gonzalo Hiaguain. Në një prononcim të dhënë për “Le Matin”, Valon Behrami zbulon një bisedë që kishte bërë me shokët e ekipit te Napoli pak javë më parë. “Së bashku me Higuainin dhe Fernandesin folëm për mundësinë e një takimi të tillë. Ne bëmë llogaritë duke kualifikuar Argjentinën si të parën në grupin e vet dhe Zvicrën në vendin e dytë në grupin përkatës. Dhe menjëherë kur ne u kualifikuam, Gonzalo më kujtoi me një mesazh telefonik të tërë skenarin tonë. Ai më shkroi ‘E pe, a të thashë?’. Jam shumë i lumtur që në atë takim do të kem përballë shokët e mi”, tha 29-vjeçari nga Mitrovica. Për këtë ndeshje është shprehur edhe Higuaini. “Kam ardhur në këtë Botëror pa përgatitjet e duhura fizike pasi që prej finales së Kupës së italisë nuk luaj për shkak të një dëmtimi. Në një hark të shkurtër kohor ia dola që të rikuperoj disi formën dhe tani pres të luaj sa më shumë. Kundër Zvicrës të shokëve të mi, Behramit, inlerit dhe Xhemailit nuk mund të gabojmë në një moment. Ata kanë një përfaqësuese për t’u pasur frikë” ka deklaruar sulmuesi.

 

Kaka: Fred dhe Oskar meritojnë të jenë titullar

Braziliani i Milan Kaka beson se Fred dhe Oskar meritojnë të jenë në formacionin bazë të Brazilit në ndeshjet e ardhshme të Kampionatit Botëror. Seleçao është kualifikuar në çerekfinale dhe dy futbollistët janë angazhuar nga trajneri Luis Felipe Scolari në ndeshjet e kaluara. Megjithatë, paraqitjet e tyre kanë qenë nën nivel, e sidomos në ndeshjen e të tetës së finales kundër Kilit. “Nuk duhet të harrojmë se Fred ishte shumë i mirë në Kupën e Konfederatave në vitin e kaluar. Ai ka shumë për t’i dhënë skuadrës”. “Në këtë turne ai ka pasur një fillim të ngadaltë, mirëpo në vazhdim mund të ngritet në formë dhe të bëhet njëri nga futbollistët më të mirë të Brazilit”. “Oskar ka qenë shumë i mirë. Para fillimit të turneut ka pasur shumë debat në Brazil, nëse Oskar duhej të fillonte, mirëpo ai luajti shumë mirë ndaj Kroacisë dhe shënoi gol”. “Ai ka dëshmuar se meriton të jetë një njëmbëdhjetëshin startues për Brazilin. Ai është gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës, e jo vetëm që ta kryejë punën e tij” është shprehur 32 vjeçari.

 

Bufon: Të rinjtë janë të brishtë për kombëtaren

Xhixhi Buffon, vetëm disa ditë pas eliminimit të italisë në Botëror, gardiani i Juventusit ka folur rreth temave të nxehta të përfaqësueses së kaltër. Nga fjalët e drejtpërdrejta pas sfidës me Uruguajin, te thumbimi i të ashtuquajturve talente të rinj, që e kanë të vështirë t’ua zënë vendin senatorëve.  “Shpesh te të rinjtë pritet shumë, por ata janë të brishtë. Më duhet ta pranoj se që nga viti 2010 italia është e vjetër, por nëse një i ri ka talent për të bërë një kampion, nuk duhet grumbulluar me kombëtaren vetëm pas 3-4 ndeshjesh. Nëse më pyesni mua, do t’i dërgoja të punonin në fushat e Serie A. Unë kam luajtur në përfaqësuese dy vjet pas debutimit dhe e kam kuptuar se është nder i madh të veshësh këtë fanellë, si dhe një impenjim jo i lehtë për t’u marrë përsipër. Baloteli? Nuk kam frikë të shprehem. Ato që them, më dalin vetvetiu. Kam shprehur një koncept për të cilin jam i bindur edhe tani. Në 20 vite karrierë nuk kam sulmuar kurrë një shok dhe nuk do ta bëj as në një moment si ky. Dhe të mos harrojmë se Baloteli në moshën 24-vjeçare nuk mund të konsiderohet i ri”, ka thënë Bufon.

 

 

 

Share it :