Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga opozita përmbante shumë përpjekje organizuese. Ajo ishte si ato lloj dasmash, meshash apo ceremonish të jashtëzakonshme, aq të përsosura në çdo aspekt të organizimit të tyre dhe aq estetike në produktin final, sa në kohë normale organizatorëve do t’u duhet e pakta një pauzë disa mujore për të mos thënë disa vjeçare përpara se ta rifillojnë sërish. Por opozita nuk e ka këtë luks.
Ndaj çdo eveniment i këtij lloji që kushton në të gjitha drejtimet, duhet të godasë në objektiv. Me kushtin, sigurisht, që në 12 nëntor të kishte një objektiv. Duhet besuar që dyshja opozitare organizatore Berisha – Meta e kishte një të tillë, por ai ishte ai i duhuri? Në orët fill pas protestës notonte në atmosferë mbi kokat e popullit opozitar nje lloj frustrimi… Me të drejtë pjesëmarrësit mund të mendonin se e kryen misionin e tyre duke u përgjigjur “prezent” dhe në masë në bulevard, por a mund të thuhet e njëjta gjë për lidershipin e Opozitës para të cilit shtrohet tani pyetja, çfarë objektivi arriti?
Një 7 korrik “bis repetita”?
Në strategjinë ushtarake për marrjen e një territori ashtu si në strategjinë politike për marrjen pushtetit ka një nocion të përbashket: graduacioni, ose përshkallëzimi në shqip. Cdo aksion i ri duhet të sjellë diçka shtesë nga ai i mëparshmi. A e përmbushi këtë rregull protesta e 12 nëntorit në krahasim me atë të 7 korrikut? Nuk jam i vetmi që më duket se 12 nentori qe një rikonfirmim i protestës së 7 korrikut. Rikonfirmim i atij mesazhi subliminal se një pjesë e madhe e njerëzve në Shqipërinë e sotme, dhe jo vetëm e atyre që u zhvendosën nga të katër anët e vendit në bulevardin kryesor te Tiranës, janë të revoltuar me gjendjen e ekonomike, sociale dhe të korrupsionit në vend. Nëse objektivi kryesor ishte t’i ri-tregohej Ramës kjo shpalosje masive indinjate mund të ishin eksploruar forma të tjera pakënaqësie më pak të kushtueshme. Mund të kish qenë organizuar simbolikisht shpërndarja e një “supe popullore” për më të vobektit e Migjenit të koheve moderne.
Apo te ishte bere nje mbledhje simbolike monedhash nje-mije lekeshe per drejtesine e deshtuar te ONM-se alla amerikano-europianshe qe t’I shtoje efektivat per te kapur gjah me me vlere se pantinot e incineratoreve e te vere nen sekuestro po qe e mundur milionat a miliardat anonime qe do te gllaberojne portin e Durresit pa justifkuar prejardhjen ose, me e mira do te kish qene te ishin shpernadare ne bulevard arka me domate te prishura qe njerezit t’ja leshonin portretit te Edi Rames «te varur» para kryeministrise. Diçka e re duhej te ishte ndermarre perpos «déjà vu»- së se 7 korrikut.
Njerezit do te kishin patur te pakten kenaqesine humane te shfryerjes se dufit ndaj atij qe i poshteron kur u thote se kur nuk e gjen lumturine ne vendin e vet, je i lire te largohesh me avjone apo gomone sipas deshires. Sinqerisht, dhe japonezet apo zviceranet qe mbahen si protestuesit me paqesore ne bote (te paret biles ndalojne per te respektuar dritat e kuqe ne semafore gjate manifestimeve) do ta kishin patur zili atmosferen perfekte te protestes se Opozites se vendit me te korruptuar ne Europe.
Sipas klasifikimeve me te fundit nderkombetare, qe prej ardhjes ne pushtet te qeverive Rama 1 dhe 2 Shqiperia ka rene si ne nje skenar horrori me 30 kate me poshte ne shkallen e korrupsionit, duke patur tani simoter vetem Bosnie-Hercegovinen ne Europe apo Mongoline ne bote. Nuk njoh manifestime proteste ne France, ku njerezit kane shume me pak arsye se ne Shqiperi te protestojne, qe te mbyllen si me kronometer ne oren qe e fiksojne autoritetet. Nje proteste eshte nje proteste ndaj pushtetit dhe aq me shume kundra kuadrit dhe orareve qe fikson pushteti. Te rinjte qe manifestojne kudo ne perendim, jo vetem ne protesta ekonomike por dhe ne grumbullime tifozesh per te festuar nje fitore apo per te kundershtuar ne rezultat te vjedhur, i gjen regullisht se manifestuari deri pas mesntate. Ne Tirane, mbremjen e 12 nentorit turma u zhduk po aq shpejt sa erdhi, ne nje ekuivalence surrealiste me nje manifestim «dashamires» qe mund te kish ndodhur ne Tokio apo Bern.
Sigurisht qe liderit opozitare ne Shqiperi nuk jane naiva dhe e njohin me mire se kushdo kuptimin e vertete te fjales proteste. Pas asaj batice njerezore ne bulevard, pas atyre tridhjet fjalimeve qe arriten ne zenit me verbin e fuqishem te dy liderve te Opozites, patjeter qe flinte nje mesazh, por cili mesazh tjeter perpos atij qe Rama e di fare mire qe njerezve u ka ardhur ne maje te hundes se pas 10 vjetesh kjo qeverisje nuk ka treguar me te voglen epersi, as ne rritjen e mireqenies krahasuar me vendet fqinje dhe as ne renien e korrupsionit krahasuar me periudhen e para reformes ne drejtesi.
A duhet vazhduar atehere me keto forma proteste apo a duhet kaluar ne nje stad superior? Stadi me superior final jane zgjedhjet, pasi ne demokraci alternanca vjen me votime. Por zgjedhjet me te shpejta jane ne maj, dhe ato nuk jane te pergjithshme por vendore. Nese opozita mban atehere strategjine e protestave, kjo do te thote se ato i sherbejne per te pergatitur terrenin e 14 majit te larget duke e mbajtur te motivuar popullin opozitar. Por dhe ne zgjedhjet e fundit, ne prill 2021 populli opozitar shkoi shume i mobilizuar saqe u mendua nje moment se opozita i kishte ftuar zgjedhjet, por rezultoi nje humbje e re per te te cilen si ne te shkuaren ajo ja fakturoi vjedhjes se votave. Pse ajo qe ndodhi ne prill 2021 me gjithe mobilizimin e gjithanshem te kampit opozitar nuk me te riperseritet ne maj 2022, pra vjedhje votash dhe mbyllje te syve nga ana e perendimoreve siç e mbyllen gojen ndaj fenomenit te patronazhisteve?




