Gazetari Andi Bejtja sfidoi live kryeministrin Edi Rama me një sondazh.
Ai kërkoi që të hapej një sondazh, nëse duhet që kryeministri Edi Rama të jepte dorëheqjen si homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev.
Kaq mjaftoi sa dhe mes tyre të shkëmbeheshin batuta.
Pas batutave të kryeministrit, në tentativë për t’iu përgjigjur pyetjes, Bejtja e këshilloi të linte batutat e përfituara nga filmat e realizimit socialist.
Pjesë nga debati në emision:
Andi Bejtja: Bëni një sondazh, a duhet të japë dorëheqjen kryeministri si Zaevi kaq. Bëje këtë dhe flasim… O iki unë nga zanati o ikën ti!
Edi Rama: Na bjerë dhe një gotë raki këtu dhe ndonjë qepë të njomë
Andi Bejtja: Jo mo se ja ke marrë dorën…
Edi Rama: Ndonjë qepë të njomë për Bejten
Andi Bejtja: Po shih ndonjë Netflix se ngele me termat e realizmit socialist o dreq
Edi Rama: Kjo është bisedë serioze
Andi Bejtja: Shih ndonjë Netflix se ngele Sami Ameni, rakia..Hape mo sondazhin




