Gazeta amerikane: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqip

Gazeta amerikane: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqip

Nga Steve Roberts dhe Nicole Kelly, Washington Examiner

Veprimi i guximshëm i presidentit Donald Trump për të çrrënjosur burimet e huaja të trazirave të brendshme shënon një rikthim te llojet e hetimeve që Departamenti i Drejtësisë i ka shpërfillur prej kohësh

Në memorandumin e tij të fundit, “Kundërpërgjigja ndaj terrorizmit të brendshëm dhe dhunës së organizuar politike”, Trump identifikoi organizata shumëkombëshe, grupe jofitimprurëse dhe qytetarë amerikanë me lidhje të ngushta me qeveri, agjentë, qytetarë, fondacione apo rrjete ndikimi të huaja si objektiva të mundshëm për shqyrtim. Dhe, siç vuri në dukje ai, Ligji për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA) është pikërisht mjeti për ta bërë këtë.

I miratuar në fund të viteve 1930, në një periudhë kur propaganda gjermane dhe sovjetike po krijonte kaos në sistemin politik amerikan dhe po çonte në përplasje të dhunshme si mitingu i vitit 1939 në Madison Square Garden, qëllimi i FARA-s ishte të tregonte se kush po punonte për të ndikuar opinionin publik ose zyrtarët qeveritarë në emër të entiteteve dhe qeverive të huaja. Urdhri i Trump-it është plotësisht në përputhje me këtë qëllim. Ai krijon një Forcë Kombëtare të Përbashkët Kundër Terrorizmit që do të mbajë përgjegjës, ndër të tjera, ata që nxisin trazira të brendshme për llogari të një qeverie të huaj, të një miliarderi të huaj apo pasardhësit të tij, të gjitha këto ndërkohë që fshehin se kush po i financon dhe për çfarë qëllimi.

Kjo vjen menjëherë pasi Trump inkurajoi administratën e tij të hetojë familjen Soros. Prej dekadash, konservatorët kanë kërkuar transparencë nga “rrjeti Soros”, i cili në tërësi është ndër financuesit më të mëdhenj të kauzave politike dhe shoqërore të krahut të majtë.

Si juristë që specializohemi në përputhjen me kërkesat e FARA-s, ne e dimë sa i ashpër dhe efikas mund të jetë ky ligj si mjet hetimi, sepse këshillojmë klientët tanë për të çdo ditë. Në këtë rast, ai mund të jetë “thembra e Akilit” për rrjetin Soros, asnjë nga degët apo organizatat e tij nuk është regjistruar ndonjëherë si agjent i huaj, pavarësisht lidhjeve të tyre të hapura me qeveri dhe udhëheqës të huaj dhe ndikimit të tyre të pamohueshëm mbi ligjvënësit dhe figurat politike demokrate.

FARA rregullon përpjekjet për të ndikuar zyrtarë qeveritarë ose qytetarë amerikanë përmes zbulimit të disa aktiviteteve të ndërmarra në emër të aktorëve të huaj, si qeveri, parti politike, organizata jofitimprurëse, qytetarë privatë apo kompani. Agjentët janë të detyruar të regjistrohen dhe të raportojnë mbi aktivitetet dhe pagesat e tyre, të cilat publikohen në një bazë të dhënash online të kërkueshme nga publiku. Shkeljet e FARA-s janë të rënda, përfshirë gjoba civile deri në 250,000 dollarë dhe dënime penale deri në pesë vjet burg për shkelje me dashje. Këto ndëshkime të ashpra nënvizojnë se sa i vlefshëm mund të jetë FARA për një prokuror federal.

Sa i përket rrjetit Soros, merrni vetëm një shembull të fundit: raportimet kanë theksuar marrëdhënien e ngushtë midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Alex Soros, ndërkohë që një vendim i favorshëm për sanksione të drejtuara ekskluzivisht ndaj Shqipërisë gjatë administratës Biden ngre dyshime nëse rrjeti i gjerë i familjes Soros ndikoi politikën amerikane në këtë rast. Në fakt, Rama ishte i ftuar në dasmën e Alex Sorosit këtë verë, bashkë me një numër elitash liberale, si ish–zv/presidentja Kamala Harris, udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer (D-NY), përfaqësuesit Hakeem Jeffries (D-NY) dhe Nancy Pelosi (D-CA), dhe, sigurisht, Clinton-ët.

Edhe më bindëse është arsyeja pse zbatimi i FARA-s duhet të jetë një mjet i dobishëm për agjendën e Trump-it, pasi ndryshe nga ligje të tjera që trajtojnë ryshfetin ose korrupsionin, ai nuk kërkon ndonjë pagesë nga një subjekt i huaj për tek një agjent i huaj. “Agjencia” sipas FARA-s mund të konstatohet edhe pa një kontratë formale, madje as pa një shtrëngim të mirëfilltë duarsh. Mjafton një mirëkuptim i heshtur i shoqëruar me një veprim të hapur në emër të një aktori të huaj për të kaluar pragun ligjor.

Kjo lloj “politike koktejesh” ka qenë metoda standarde e funksionimit për demokratët prej vitesh. Megjithatë, FARA nuk bën dallim mes një bisede para një gote në Hamptons dhe një mbledhjeje në një firmë lobimi në K Street. Ligji zbatohet për të gjithë, dhe duke gjykuar nga mungesa e regjistrimeve dhe raportimeve të tij sipas FARA-s, rrjeti Soros duket se mendon se ligji nuk vlen për mënyrën e tij të ushtrimit të ndikimit. Falë fokusit të ri të Trump-it mbi burimet e vërteta të trazirave politike të brendshme, publiku mund të mësojë së shpejti nëse vërtet është kështu.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news