Gaz lotsjellës te Pedonalja
Marshimi i protestuesve drejt zonës së Parlamentit është përballur me një bllokadë të re nga forcat e sigurisë.
Teksa turma është nisur drejt destinacionit të ri, ajo është ndeshur me kordonin e policisë në hyrje të pedonales.
Aty janë regjistruar përplasje të reja mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.
Nën presionin e situatës, forcat e policisë kanë hedhur sërish gaz lotsjellës për të frenuar turmën, por pas përleshjeve dhe rezistencës së protestuesve, efektivët janë detyruar të tërhiqen nga pozicionet e tyre




