pasi gjatë protestës së pasdites së sotme të opozitës, ka tentuar ta shuajë atë duke ushtruar dhunë brutale ndaj protestueve nëpërmjet Policisë së Shtetit.
Në momentin që nuk e ka arritur këtë objektiv të urdhëruar nga lart, policia ka hedhur gaz dhe ujë drejt protestuesve paqësorë të cilët janë mbledhur te Bashkia e Tiranës.
Gjithashtu një tjetër incident është shënuar te ‘Rruga e Elbasanit’, ku drejtuesi i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka urdhëruar dhunën ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, si dhe ndaj protestuesve, ku një prej qytetarëve ka humbur jetën.



