Fushata antievazion   / Absurdi, veç kasës, bizneset raport natë për natë tek Tatimet!  

 

 

drejtoria e tatimeve

Nëse nuk zbatohet ky detyrim gjoba varion nga 10 në 50 mijë lekë

 

Administrata tatimore ka njoftuar ditën e djeshme se një biznes i caktuar tatimpagues, përveç raportimit ditor në pajisjen e tij fiskale, duhet edhe të bëjë raportin online në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Tatimet njoftuar edhe se raportimi nuk duhet të kalojë orarin më të fundit të pranueshëm, ora 24:00, pas të cilit fillon një datë e re.

Thirrja e Tatimeve shkon edhe tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët prej kohësh nuk kanë bërë transmetimet ditore, që të fillojnë t’i realizojnë ato. “Ky është një detyrim ligjor, i cili, në rast moszbatimi ju penalizon me gjoba nga 10.000 – 50.000 lekë” – thuhet në njoftim.

Për të gjithë shkelësit që nuk e zbatojnë detyrimin e mësipërm, Administrata Tatimore thotë se do t’ia kalojë për veprime të mëtejshme strukturave të saj të Hetimit Tatimor dhe atyre të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit, për veprën penale të fshehjes të të ardhurave dhe evazionit fiskal.

 

Share it :