Furgoni përplaset ‘kokë më kokë’ me Benz-in, plagosen 6 persona në aksin nacional Korçë-Pogradec

Nje aksident i rende ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku si pasoje e perplasjes se 2 mjeteve kane mbetur te plagosur 6 persona.

Njoftimi i policise:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share it :