Franca ka të drejtë, Bushati “thumbon” Ramën: Moskrijimi i urave me opozitën një nga arsyet e dështimit për në BE!

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati e konsideron shije të hidhur vendimin e BE-së për të mos pranuar Shqipërinë.

“Unë e kam ngritur disa herë edhe në Kuvend dhe kudo  edhe kur kam qenë dhe në ekzekutiv, ne nuk duhet të reshtim në asnjë moment për të krijuar urat e kompromisit me opozitën në Shqipëri. Duhet të ndajmë interesin e nje ditë me atë kombëtar. Ky proces i ka prekur të gjithë. Ne kemi humbur besimin e gjeneratës.

Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë që në 2018.

Kemi një agazhim nga të gjitha vendet përfshi edhe Francën Krimi i organizuar është çështje serioze edhe për vendet e tjera jo vetëm për Shqipërinë. Sot Macron ka një qasje të vetën në Francë. Kush jemi ne që të gjykojmë një nga vendet e fuqishme si Franca”, tha Bushati.

A janë shqiptarët shqetësim për Francën ?

A janë shqiptarët dominant në Roterdam, Amsterdm, Bruksel?

Bushati tha se krimi është një çështje sensitive që Shqipëria është përpjekur të bashkëpunojë me vendet e BE-së. Kur flasim për krim shqiptar shpesh përfshihen dhe shqiptarë që mund të kenë vite që kanë ikur.

Shqiptarët janë problem edhe në Francë edhe në Holandë.

Share it :