Fotoja e fundit/ Kush është 25-vjeçari që humbi jetën sot në aksident

Renato Shpata, 25 vjeç nga Korça, humbi jetën këtë pasdite në aksin rrugor pranë fshatit Fushë-Dukat në Vlorë, pasi makina e drejtuar nga ai vetë humbi kontrollin dhe u përplas me një mur.

I riu humbi jetën në spital pas dëmtimeve të shumta që kishte marrë në kokë dhe në trup, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, njëri ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa tjetri në gjendje më të qëndrueshme për jetën.

Siç shikohet edhe në fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale, 25-vjeçari, ka qenë në shoqërinë e dy miqve të tij në Drimadhes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :