Policia greke ka kryer një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkōtike duke shkatërruar një ndër plantacionet më të mëdha të mbjella ndonjëherë në vend. U gjetën plot 13 800 rrënjë kanābis të lartësisë 1.6 deri në 2 metra, të gatshme për mbledhje. Në pranga janë vënë 2 shtetas shqiptarë, një mashkull 43 dhe një grua 25-vjeçare ndërsa në kërkim janë vënë edhe 4 persona të tjerë, 1 grek dhe 3 shtetas shqiptarë.
Sipas policisë helene, trafikantët mundën të mbjellin lëndën narkōtike në një zonë të izoluar malore, në të cilën kishin instaluar pajisje tepër moderne për vaditje. U sekuestruan 10 km tubo, dy gjeneratorë për prodhimin e energjisë dhe vënien në funksion sistemet e vaditjes.
Policia greke thotë se i ka dhenë një goditje të fortë prodhimi të narkōtikëve në territorin grek. Prej disa muajsh policia greke po monitoron nga toka dhe ajri zonat e izoluara në vend, si dhe përrenjtë dhe pyjet në disa zona të vendit, mbas informacioneve se trāfikantët kanë zgjedhur ta prodhojnë në vend kanābisin dhe jo ta importojnë nga Shqipëria atë.












