FOTO/ Grupit parlamentar të PD i shtohen edhe dy deputetë të tjerë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët që i janë bashkuar deri tani.

Ra në sy që grupit parlamentar i janë bashkuar edhe dy deputetët shkodranë, Greta Bardeli dhe Zef Hila.

Në këtë mbledhje sot ishin të pranishëm 17 deputetë ndërkohë që mungonte Tritan Shehu për arsye familjare.

Në të njëjtën kohë nuk ishin të pranishëm as Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti, të cilët janë futur në grupet e punës së ngritur nga PD-ja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Share it :